Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Durrës, në kilometrin e dytë nga Fushë Kruja.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa e njërit prej mjeteve, që drejtohej nga një femër për të kryer një parakalim.
Gjatë manovrës mjeti është bllokuar, duke sjellë përplasjen mes dy automjeteve, të cilat më pas kanë përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar drejtuesja e njërit mjet dhe një pasagjer.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.










