• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

23 Prill, 2026
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona të akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj një biznesmeni në Selanik janë lënë në burg me vendim të gjykatës këtë të martë (23 prill). Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, 43 dhe 34 vjeç, si dhe një grek 23-vjeçar, të cilët, pasi dhanë shpjegime para hetuesit, u vendosën në masën e sigurisë “arrest me burg”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave greke, të tre të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa si drejtues i grupit konsiderohet një tjetër shqiptar, i cili ndodhet tashmë i burgosur dhe dyshohet se jepte urdhra nga qelia.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të menaxherit të një koncesionari makinash në zonën Vasilissis Olga, i cili denoncoi se ishte kërcënuar për t’u detyruar të paguante fillimisht 200 mijë euro. Sipas dëshmisë së tij, kërkesa ishte bërë përmes komunikimeve telefonike nga i burgosuri, i cili përdorte pretekste të rreme dhe kërcënonte me jetë.

Lexo edhe:

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

Ilir Meta do të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë jep “shpresë” për ish-presidentin (VENDIMI)

Biznesmeni ka deklaruar gjithashtu se pas denoncimit, ndaj pronës së tij janë kryer sulme me kokteje Molotov dhe janë qëlluar armë zjarri, duke rritur presionin ndaj tij. Në një moment të dytë, përmes një personi që kishte marrë rolin e “negociatorit”, shuma e kërkuar u ul në 100 mijë euro, por kërcënimet vijuan.

Autoritetet organizuan një operacion të mirëfilltë policor, ku në një takim të inskenuar, të dyshuarve iu dorëzua një shumë prej 50 mijë eurosh. Në momentin që ata morën paratë, policia ndërhyri duke i arrestuar, pavarësisht rezistencës së tyre.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan një pistoletë me 11 fishekë, disa telefona celularë dhe para cash, ndërsa shuma e përdorur për operacionin iu kthye biznesmenit.

Paralelisht, u krye kontroll në qelinë e të burgosurit që dyshohet si organizator, ku u gjetën telefona celularë dhe një mjet prerës i improvizuar.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

23 Prill, 2026
Kryesore

Ilir Meta do të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë jep “shpresë” për ish-presidentin (VENDIMI)

23 Prill, 2026
Aktualitet

“Andi Maloku i dha gaz makinës kur u plagos”/ Ndoja dëshmon në gjykatë për atentatin: Krismat zgjatën 20 sekonda

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

23 Prill, 2026

Vdekja e akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Kontribuoi për gjuhën dhe kombin tonë

23 Prill, 2026

OKB jep alarmin: Lufta në Iran po çon mbi 30 milionë njerëz drejt varfërisë

23 Prill, 2026

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

23 Prill, 2026

Vuçiç i kërkon Hagës lirimin e kriminelit të luftës në Kosovë, Ratko Mlladiç

23 Prill, 2026

Dy makina përplasen brenda tunelit të Llogarasë, lëndohet njëri prej shoferëve

23 Prill, 2026

Ilir Meta do të dalë nga burgu, Gjykata e Lartë jep “shpresë” për ish-presidentin (VENDIMI)

23 Prill, 2026

“Andi Maloku i dha gaz makinës kur u plagos”/ Ndoja dëshmon në gjykatë për atentatin: Krismat zgjatën 20 sekonda

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.