• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 22 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Meta nga burgu: Shqetësimi kryesor 11 maji, rrëmbimi im banditesk u bë nga të vërtetat që thoja

17 Janar, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një Interviste  për “Ora News” dhënë gazetarit Andi Kurti Presidentit i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se 11 Maji është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor.

Ai shtoi se të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra.

Z. Meta po bëhen tre muaj që nga arrestimi i juaj dhe kanë mbetur më pak se 4 muaj nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve. Si ndiheni dhe a nuk jeni i shqetësuar për fatin e Partisë së Lirisë në këto zgjedhje?

Lexo edhe:

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

Meta u la në burg/ GJKKO zbardh vendimin e arsyetuar: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga kreu i PL

Personalisht ndihem shumë mirë si nga aspekti i shëndetit dhe parametrat fizikë dhe po kështu optimist për të ardhmen edhe pse ajo nuk është më ajo që ishte prej shumë vitesh që atëherë kur Kushtetuta e Shqipërisë u shndërrua në një dokument të parëndësishëm qëllimisht, pikërisht për t’i hapur rrugën realizimit gradual të një grushti shteti, produkti i të cilit është pikërisht instalimi i arbitraritetit dhe kleptokracisë, që e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Evropës dhe të dytin në botë për ryshfetet.

Shqetësimi im kryesor është e ardhmja e vendit dhe 11 Maji është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor, me forcimin apo zhbërjen dhe degradimin e familjes shqiptare, në thellimin e luftës së re të klasave që zbaton “Rilindja” duke asgjësuar shtresën e mesme dhe varfëruar edhe më skajshëm shtresat më vulnerabël dhe të pambrojtura të shoqërisë tonë apo me rindërtimin e një kohezioni social dhe nisjen e një modeli të ri ekonomik që garanton jo vetëm ndalimin e shpopullimit, por edhe shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese të paktën në nivel rajonal.

Sa e dëmton Partinë e Lirisë burgosja juaj?

Kjo varet nga vetë Partia e Lirisë dhe lidershipi i saj të cilët janë përballë një sprove historike. Është e qartë se rrëmbimi im banditesk u bë sipas një regjie mafioze të planifikuar prej kohësh që synonte asgjësimin e Partisë së Lirisë si një faktor politik i pavarur dhe me integritet që çdo vendim e merr në interes të vendit në radhë të parë dhe në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit të tij.

Të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra, mashtrime dhe sigurisht edhe me taksa të reja gjithnjë e më shumë, si në nivel vendor dhe kombëtar.

Po kështu beteja e Partisë së Lirisë për rikthimin e llogaridhënies është e papranueshme nga regjimi sepse ajo sjell përmbytjen e kleptokracisë e bashkë me të edhe ndëshkueshmërinë. Kryeministri Rama, por edhe të tjerë thonë se arrestimi juaj apo ai i Berishës, tregojnë se ka iku koha e të paprekshmëve dhe se drejtësia më në fund po vepron

Kur kleptokrati Rama flet për paprekshmërinë time ka gjithmonë parasysh pashtantazhueshmërinë time nga regjimi i tij dhe tutorët e tij që e mbështesin për të plaçkitur copa Shqipërie. E theksoj këtë sepse unë gjithmonë kam qenë i hapur ndaj drejtësisë madje edhe Padrejtësisë, siç ka ndodhur nga tetori 1992 kur më është hequr imuniteti për herë të parë në moshën 23-vjeçare e deri tani që po ju përgjigjem ju nga qelia Nr.5.

Asnjëherë nuk i jam shmangur drejtësisë apo kurrë nuk kam tentuar të mbyll çështje me procedurë. Ndërsa Rama është varrmihësi i Reformës në Drejtësi duke e kapur atë për fyti me shkelje të rënda të Kushtetutës, siç unë e kam provuar botërisht edhe në Komisionin e Venecias kur isha President.

Është kjo drejtësi e Ramës përgjegjëse për rritjen në progression gjeometrik të korrupsionit në Shqipëri sidomos që nga 2017 kur ky mori i vetëm edhe timonin edhe tepsinë. A ka gjë më të turpshme se fakti që nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë përsa i takon nivelit të kreativitetit?

Ky është treguesi më ogurzi për të ardhmen e një vendi, shoqërie dhe kombi. Sepse diktaturave u duhet uniformiteti dhe jo kreativiteti. Ndaj duhet asgjësuar opozita dhe çdo mendim kritik, ndaj duhet blerë shoqëria civile, ndaj duhen blerë apo nënshtruar mediat dhe ndaj duhet politizuar në ekstrem sistemi arsimor dhe eliminuar liria akademike dhe autonomia universitare.

Nga Kategoria

Lajme

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

22 Gusht, 2025
Lajme

Meta u la në burg/ GJKKO zbardh vendimin e arsyetuar: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga kreu i PL

22 Gusht, 2025
Aktualitet

Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

22 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

OKB konfirmon zyrtarisht zinë e bukës në qytetin e Gazës

22 Gusht, 2025

Meta u la në burg/ GJKKO zbardh vendimin e arsyetuar: Ja pse ekziston rreziku i “helmimit të provave” nga kreu i PL

22 Gusht, 2025

Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas ngjarjes së rëndë

22 Gusht, 2025

Të shtënat me armë në Kombinat/ Autori qëlloi në drejtim të makinës së 37-vjeçarit pas sherrit

22 Gusht, 2025

“Air Albania” përtej fluturimeve/ Zogjtë tanë, zgjedhja jonë!

22 Gusht, 2025

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Kombinat, autori në kërkim

22 Gusht, 2025

E reja rrezikoi mbytjen në Vlorë, pushuesit e nxjerrin nga deti, dërgohet në spital

22 Gusht, 2025

Emër/ U përplas nga makina në aksin Pogradec – Lin, ndërron jetë gjatë rrugës për tek Trauma e moshuara

22 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.