Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt në Tepelenë.
Mesohet se është qëlluar për vdekje 33-vjeçari Endri Goxhaj.
Ka qenë një konflikt i momentit që ka degjeneruar në përdorimin e armës nga agresori D.N. Policia menjëherë është vënë në kërkim të autorit, i cili ka ikur në drejtim të paditur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali në qendër të qytetit.











