Bayern Munich është shpallur zyrtarisht kampion i Bundesligës për sezonin 2025/26, duke siguruar titullin që në javën e 30-të pas fitores 4-2 ndaj Stuttgart.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany vazhdoi dominimin në futbollin gjerman, ndërsa pas këtij suksesi u shkëput me 15 pikë nga Borussia Dortmund, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.
Kjo ndeshje solli edhe një tjetër arritje për bavarezët, pasi Bayern e çoi në 161 numrin e golave të shënuar këtë sezon në të gjitha garat, duke vendosur një rekord të ri klubi. Rekordi i mëparshëm ishte 159 gola, i vendosur në sezonin 2019/20.
Për Bayern Munich, ky është titulli i 35-të i Bundesligës në histori. Po ashtu, në 14 vitet e fundit, klubi bavarez është shpallur kampion i Gjermanisë plot 13 herë.











