• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Erion Veliaj: Sot bërë kallëzim penal për “Nesti Angonin” dhe “Nasta Pëllumbin”, të cilët nuk ekzistojnë

17 Prill, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, pas një kallëzimi që ai ka bërë ndaj denoncuesve të tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas tij, ata janë dy persona që nuk ekzistojnë.

Veliaj thotë se në rastin e “Nesti Angonit”, nuk kemi të bëjmë me një kallëzim anonim, por me një simulim të një kallëzuesi real, të materializuar me emër dhe nënshkrim, me qëllim krijimin e një besueshmërie artificiale përpara organit të akuzës

Lexo edhe:

Aksident në Selenicë, plagosen gjashtë persona

U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

Reagimi i Veliajt

Sot bëra një kallëzim penal për dy “kallëzuesit” inekzistentë “Nesti Angoni” dhe “Nasta Pëllumbi”, me anë të të cilit kërkoj hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj meje.

Në kallëzimin tim, të depozituar pranë Prokurorisë së Tiranës, unë kam referuar se procedimi penal nr. 27/2024 është nisur mbi bazën e një dokumenti të nënshkruar nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili, sipas verifikimeve zyrtare, nuk ekziston në regjistrat e gjendjes civile.

Në thelb të kallëzimit tim qëndron pretendimi se nuk kemi të bëjmë me një kallëzim anonim, por me një simulim të një kallëzuesi real, të materializuar me emër dhe nënshkrim, me qëllim krijimin e një besueshmërie artificiale përpara organit të akuzës. Sipas dokumentit, kjo përbën jo vetëm falsifikim, por edhe një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në mekanizmin e nisjes së ndjekjes penale, pasi mbi këtë bazë janë ndërmarrë veprime hetimore me pasoja konkrete juridike.

Një nga pikat më të forta të kallëzimit të depozituar prej meje lidhet me standardin që vetë SPAK ka shpallur publikisht: vetëm kallëzimet që përmbushin kriteret formale dhe procedurale mund të regjistrohen si të tilla. Megjithatë, në këtë rast është vepruar në kundërshtim me këtë standard, duke ngritur në mënyrë artificiale në rangun e një kallëzimi penal të vlefshëm një dokument që nuk është paraqitur si kallëzim penal, ka formën e një informacioni dhe lidhet me një identitet të rremë

Kjo ngre një pyetje të drejtpërdrejtë: “Pse vetëm në këtë rast është devijuar nga standardi që vetë SPAK ka shpallur?”

Në kallëzimin tim evidentohet gjithashtu, ekzistenca e një materiali të dytë të ngjashëm, të lidhur me një tjetër identitet të pa verifikueshëm, “Nasta Pellumbi”. Sipas argumentimit, kjo situatë ngre dyshime të forta për një burim të përbashkët, një autor të vetëm që përdor identitete të ndryshme ose një mekanizëm të strukturuar për krijimin e kallëzimeve artificiale.

Dokumenti thekson se çështja nuk ka vetëm dimension penal, por edhe institucional. Përdorimi i një identiteti të rremë për të vënë në lëvizje ndjekjen penale ndaj një funksionari të zgjedhur, sipas kallëzimit të bërë nga unë, prodhon pasoja që shkojnë përtej individit. Në kallëzim shpjegoj se një ndërhyrje e tillë ka ndikuar në funksionimin e institucioneve publike, cenuar balancat e krijuara nga vota demokratike dhe kërkon hetim të plotë të qëllimeve dhe interesave që qëndrojnë pas saj.

Në përfundim, kërkova regjistrimin e një procedimi penal për falsifikim dokumentesh, identifikimin e autorit real të dokumentit dhe hetimin e plotë të rrethanave që çuan në nisjen e procedimit penal ndaj meje.

Tags: NESTI angoniveliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident në Selenicë, plagosen gjashtë persona

7 Shtator, 2026
Aktualitet

U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

7 Shtator, 2026
Bota

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident në Selenicë, plagosen gjashtë persona

7 Shtator, 2026

U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

7 Shtator, 2026

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

7 Shtator, 2026

Alarm në Indonezi, shpërthen vullkani Krakatoa! 270 mijë udhëtarë mbeten të bllokuar

7 Shtator, 2026

Përplasen dy automjete në aksin Pogradec – Korçë, plagosen dy persona!

7 Shtator, 2026

Kush është çifti i njohur shqiptar, me fëmijë jashtë martese dhe që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë?

7 Shtator, 2026

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas të Fierit, arrestohen dy persona

7 Shtator, 2026

Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje

7 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.