Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” ka ndodhur puthja e parë mes Indritit dhe Vanesës.
Dyshja ka qenë ndër më të përfolurat së fundmi brenda fermës dhe gjatë një feste të organizuar në mbrëmjen e djeshme ata kanë shkëmbyer puthjet e para.
Videoja e momentit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Indriti dhe Vanesa shfaqen duke kaluar çaste të afërta nën ritmet e muzikës.
Kujtojmë se Vanesa është në një lidhje jashtë shtëpisë, ndaj mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin dinamikat në vijim.










