• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, moment kyç për historinë e vendit

12 Prill, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Hungarezët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare, në të cilat gara kryesore është ndërmjet kryeministrit aktual, Viktor Orban, që është prej 16 vitesh në pushtet, dhe udhëheqësit opozitar, Peter Magyar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Qendrat e votimit janë hapur në orën 06:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Zgjedhjet hungareze po vëzhgohen me kujdes nga Kievi dhe Moska, si dhe nga Bashkimi Evropian, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, ka ofruar mbështetje për Orbanin, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, edhe pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Lexo edhe:

Ahmetaj: Ramën e doja si vëlla! Nga yll ndriçues për shqiptarët, ia dorëzoi vendin krimit

Ermal Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre në Shqipëri

Sondazhet kanë sugjeruar se partia konservatore proevropiane e Magyarit, i cili ka premtuar “ndryshim të sistemit”, po udhëheq dukshëm ndaj partisë së Orbanit, Fidesz.

Të dyja kampet kanë bërë akuza për ndërhyrje të jashtme gjatë fushatës në Hungari, që ka 9.5 milionë banorë.

Analistët presin një dalje rekord në zgjedhje prej 75 për qind.

Në garë po marrin pjesë vetëm pesë parti, më së paku parti pjesëmarrëse në zgjedhje që nga demokratizimi i Hungarisë më 1990, pasi disa parti janë tërhequr nga gara për të rritur shanset e fitores të partisë Tisza.

Rezultatet paraprake pritet të dalin pak pasi të mbyllen vendvotimet, por nëse gara është e ngushtë, fituesi mund të mos shpallet derisa të përfundojë numërimi i të gjitha votave deri të shtunën e ardhshme, sipas Zyrës Kombëtare Zgjedhore.

Orban, 62 vjeç, po synon mandatin e gjashtë radhazi.

Si anëtar i BE-së, ai ka arritur të bllokojë apo zbusë shumë vendime të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Po ashtu ka penguar disa vendime për mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Magyar, 45 vjeç, hyri në skenën politike dy vjet më parë, duke fituar mbështetje në mes të stagnimit ekonomik.

Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, u ka bërë thirrje hungarezëve “që të rimarrin atdheun” për të konfirmuar vendin e Hungarisë në BE si dhe ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.

Orban në tubimet zgjedhore ka paralajmëruar “që të mos vihet gjithçka në rrezik”, duke bërë thirrje që të “mbrohet ajo çfarë kemi arritur.

Kryeministri hungarez e ka bërë Ukrainën temë kyç të fushatës së tij, duke e paraqitur këtë shtet fqinj, që po lufton kundër pushtimit të nisur nga Rusia, si shtet “armiqësor” ndaj Hungarisë.

Ai po ashtu është zotuar se do të vazhdojë shtypjen ndaj “organizata të rreme të shoqërisë civile, gazetarëve të blerë, gjykatësve dhe politikanëve”.

Sipas organizatës Ambesty Iternational, Hungaria, së bashku me Bullgarinë, janë shtetet më të korruptuara të BE-së.

Nga Kategoria

Aktualitet

Ahmetaj: Ramën e doja si vëlla! Nga yll ndriçues për shqiptarët, ia dorëzoi vendin krimit

7 Shtator, 2026
Aktualitet

Ermal Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre në Shqipëri

7 Shtator, 2026
Bota

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ahmetaj: Ramën e doja si vëlla! Nga yll ndriçues për shqiptarët, ia dorëzoi vendin krimit

7 Shtator, 2026

Ermal Nufi: Nuk ka më ushtarë dhe efektivë që fikin zjarret me shkurre në Shqipëri

7 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos habit me statistikat, vetëm 32% kontroll të topit në Premier League

7 Shtator, 2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

7 Shtator, 2026

Finlanda ndërton një gardh në kufirin me Rusinë: Nuk e dimë çfarë na pret nesër

7 Shtator, 2026

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor, dilema për ndalesën në Serbi

7 Shtator, 2026

Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me 2 vite burg dhe 6000 euro gjobë

7 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.