Apeli i Posaçëm në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluuku, për heqjen e masës ‘pezullimi nga detyra’ masë e cila nuk është më në fuqi sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre.
Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Belinda Balluku akuzohet për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’ dhe është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për 3 procedura të tjera tenderuese.











