Dy persona të cilët tentuan të merrnin me forcë në automjet, një 17-vjeçar, ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe e dëmtuan me thikë janë arrestuar nga policia e Pogradecit.
Në kuadër të operacionit “Fast”, u arrestuan shtetasit Marjo Xhangolli, 33 vjeç dhe Aljan Hilaj, 32 vjeç, banues në Pogradec.
Nga hetimet dyshohet se këta dy shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.











