Një banesë private është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen 5 të Durrësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Sipas raportimeve në media, banesa e përfshirë nga flakët ndodhet ngjitur me një pallat të banuar shumëkatësh, ndërsa nga ana tjetër shtrihet një pallat i pabanueshëm i dëmtuar nga tërmeti.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për parandalimin e përhapjes së flakëve dhe shuarjen e tyre.











