Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra ndalimi për 16 persona, mes tyre figura të njohura nga bota e sportit, artit dhe biznesit, në kuadër të një operacioni të gjerë kundër trafikut dhe përdorimit të drogës në Turqi.
Aksioni është zhvilluar në 16 lokacione të ndryshme në Stamboll, ku janë ndaluar 14 persona, ndërsa për dy të tjerë janë shpallur në kërkim me urdhër arresti.
Në mesin e të ndaluarve përmenden emra të njohur si ish-presidenti i klubit Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas, si dhe biznesmenët Hakan dhe Kerim Sabancı. Po ashtu, në listë përfshihen edhe figura publike nga bota e artit dhe medias, si aktorja Hande Erçel, modelja Didem Soydan dhe moderatorja Güzide Duran.
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, hetimet bazohen në prova që sugjerojnë se të dyshuarit kanë pasur në posedim lëndë narkotike për përdorim personal ose kanë lehtësuar përdorimin e tyre.
Autoritetet theksojnë se operacioni synon të luftojë fenomenet negative që dëmtojnë shoqërinë, si dhe të forcojë rendin publik dhe vlerat familjare.











