Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Erion Malaj ,u pyet në lidhje me paralajmërimin e bërë nga Taulant Balla për Elisa Spiropali, pas situatës së krijuar në seancën kur u votua për imunitetin e Belinda Balluku.
I tuar në A2 CNN, Malaj u shpreh se nuk ka ende një vendim dhe se çdo qëndrim merret vetëm pas diskutimeve në grupin parlamentar.
“Unë nuk marr apo nuk shpall asnjë vendim pa e konsultuar këtë me grupin parlamentar. Nuk kam çfarë të them tani, sepse nuk është diskutuar ende,” tha ai.
Ai theksoi se grupi parlamentar i PS zhvillon mbledhje të rregullta, ku diskutohen të gjitha çështjet dhe votimet që lidhen me seancat e radhës.
Sipas Malajt, deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim apo qëndrim ndryshe nga deputetët për këtë çështje.
“Kur kemi bërë mbledhjet e kaluara, asnjë nga kolegët nuk ka shprehur mendim ndryshe apo shqetësim,” u shpreh ai.











