• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Mbi 50% e qytetarëve jashtë tregut të punës, alarm për ekonominë e Kosovës

24 Mars, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi gjysma e popullsisë në moshë pune mbetet jashtë tregut të punës, me jo-aktivitet të lartë sidomos te gratë dhe punësim të përqendruar në sektorë të kufizuar ekonomikë në Kosova. Kurse, shkalla e papunësisë është 13.9%.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat e fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, të bazuara në Regjistrimin e Popullsisë (ReKos 2024), nxjerrin në pah një situatë shqetësuese në tregun e punës. Sipas raportit, shkalla e papunësisë ka arritur në 13.9%, ndërsa mbi gjysma e popullsisë në moshë pune mbetet jashtë aktivitetit ekonomik.

Nga gjithsej 1,063,687 persona në moshë pune, rreth 548,896 janë joaktivë, duke përfaqësuar 51.6 për qind të kësaj kategorie. Kjo përqindje e lartë e joaktivitetit konsiderohet një ndër sfidat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo edhe:

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Situata paraqitet edhe më e rënduar te gratë, ku 65.4 për qind e tyre janë jashtë tregut të punës, krahasuar me 37.8 për qind te meshkujt. Po ashtu, rreth 79 për qind e grave që janë aktive në kërkim të punës rezultojnë të papunësuara. Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, ka reaguar ndaj këtyre shifrave, duke i cilësuar ato si dëshmi të qartë të dështimit të politikave ekonomike dhe sociale ndër vite.

Sipas tij, me mbi 500 mijë qytetarë joaktivë dhe një papunësi prej 13.9 për qind, Kosova po humb kapitalin e saj më të vlefshëm, potencialin njerëzor. Ai theksoi se ekonomia e vendit po mbështetet gjithnjë e më shumë në remitenca dhe konsum, në mungesë të një baze të qëndrueshme prodhuese.

“Me një papunësi prej 13.9% dhe qindra mijëra qytetarë joaktivë e numerikisht mbi 500 mijë, Kosova po humb potencialin e saj më të madh kapitalin njerëzor. Në vend të një ekonomie dinamike dhe konkurruese, po krijohet një model i varësisë nga remitencat dhe  konsumit, pa bazë të fortë prodhuese”.

Sipas Shahnit, kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së strategjisë së qartë për punësim dhe zhvillim ekonomik.

“Edhe më alarmuese është gjendja e grave në tregun e punës, ku mbi 65% mbeten jashtë aktivitetit ekonomik. Kjo nuk është vetëm çështje ekonomike, por tregues i një pabarazie të thellë dhe i mungesës së vullnetit institucional për ta ndryshuar këtë realitet.

Ndërkohë, të dhënat mbi punësimin vazhdojnë të ngjallin dilema. Sipas ish-Qeverisë Kurti II, në fund të vitit 2023 numri i të punësuarve kishte arritur në rreth 425 mijë. Megjithatë, të dhënat nga Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës tregojnë se numri i llogarive aktive që pasqyrojnë punësimin formal dhe me kontribute është rreth 350 mijë.

Kjo krijon një hendek prej 80 deri në 90 mijë personash që rezultojnë të punësuar sipas statistikave zyrtare, por që nuk reflektohen në sistemin e kontributeve pensionale. Sipas të dhënave të Trustit, rritja e punësimit mbetet minimale, me vetëm 3 deri në 4 për qind në vit, duke vënë në pikëpyetje pretendimet për rritje më të lartë të punësimit.

Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat është 65.4%, krahasuar me 37.8% tek meshkujt.

“Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë Shkalla e jo-aktivitetit mbetet një nga sfidat kryesore të tregut të punës në Kosovë me 51,6 %. Kjo dukuri është veçanërisht e theksuar tek femrat, ku shkalla e jo-aktivitetit është 65,4 %, krahasuar me 37,8 % te meshkujt.

Tregtia, arsimi dhe shëndetësia prijnë me punësim te femrat Sektorët kryesorë ekonomikë që dominojnë punësimin, ishin: tregtia me 19,7 %, prodhimi me 12,7 %, ndërtimtaria me 9,6 %, arsimi me 8,5 % dhe administrata publike dhe mbrojtja me 8,2 %. Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor, me 48,9 % të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, prodhimit, ndërtimtarisë, administratës publike dhe mbrojtjes, në aktivitetet e akomodimit dhe shërbimeve me 63,2 %”.

Sipas të dhënave punësimi në Kosovë vazhdon të sillet rreth disa sektorëve kryesorë:

Tregtia – 19.7%

Prodhimi – 12.7%

Ndërtimtaria – 9.6%

Arsimi – 8.5%

Administrata publike – 8.2%. /Monitor.al

Nga Kategoria

Kosova

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

11 Nëntor, 2026
Kosova

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

11 Nëntor, 2026
Kosova

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë

10 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sky News zbërthen rrjetet shqiptare të kokainës në Britani! Nga rekrutimi në TikTok te telefonat që shiten 300 mijë paund, Vladimir Mara i SPAK: Paratë investohen edhe në Shqipëri

13 Nëntor, 2026

Kryebashkiaku Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve Sadleva Bodo, për transferimin nga Durrësi në Fier

13 Nëntor, 2026

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga Eneo Carka, ‘Napoleoni’ shqiptar me lidhje me kartelet kolumbiane, te Sheval Muaremi, kreu i klanit të Sarajit në Shkup

13 Nëntor, 2026

Operacioni ndërkombëtar kundër Dark Web, 354 të arrestuar në 14 vende, sekuestrohen 5.8 tonë drogë dhe 150 milionë Euro

13 Nëntor, 2026

Të dielën Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të devijohen

13 Nëntor, 2026

Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet me urgjencë në spital pas problemeve me zemrën

13 Nëntor, 2026

Arrestohet në Athinë vëllai i Pirro Dhimës, dyshohet se furnizonte sportistët me doping

13 Nëntor, 2026

Si të ishte prej letre, momenti i tmerrshëm kur shembet godina në New York, tetë viktima

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.