• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 31 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Milan nxjerr në shitje Rafael Leaon, durimi i klubit ndaj portugezit ka marrë fund

17 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao nuk konsiderohet më i paprekshëm te Milani. Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezi kanë ndryshuar qëndrim ndaj sulmuesit portugez dhe tashmë janë të hapur për ta shitur në merkaton e ardhshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas së përditshmes italiane, sjellja e Leaos në ndeshjet e fundit të Serie A ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë vendim. Lojtari, i cili deri pak kohë më parë shihej si një nga figurat kyçe dhe të padiskutueshme të projektit të Milanit, tashmë nuk konsiderohet më i pashitshëm.

Momenti që thuhet se bindi përfundimisht drejtuesit e klubit erdhi në sfidën ndaj Lazios. Në minutën e 66-të, trajneri Massimiliano Allegri vendosi ta zëvendësonte Leaon, ndërsa reagimi i portugezit ishte i ashpër dhe emocional. Sipas raportimit, ai shfaqi pakënaqësi të madhe dhe shtyu edhe shokët e skuadrës që tentuan ta qetësonin.

Lexo edhe:

Iraola para Arsenalit: “Në Anfield kemi një avantazh të madh ndaj rivalëve”

Owen kujton transferimin te Real Madrid: “Qava rrugës për në aeroport, mendova çfarë po lija pas”

Edhe pse klauzola e largimit në kontratën e tij është 170 milionë euro, Milani është i vetëdijshëm se një shumë e tillë vështirë se do të ofrohet nga ndonjë klub. Për këtë arsye, kuqezinjtë thuhet se janë gati të dëgjojnë oferta që nisin nga 80 milionë euro.

Leao ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon me fanellën e Milanit, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 3 asistime. Kontrata e tij me klubin italian është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa vlera aktuale në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 70 milionë euro.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse interesimi i klubeve të tjera do të konkretizohet në oferta zyrtare dhe nëse Milani do të vendosë vërtet t’i japë fund bashkëpunimit me një nga emrat më të rëndësishëm të viteve të fundit në “San Siro”.

Tags: ac milanMassimiliano Allegrimerkatomilanrafael Leaoserie a

Nga Kategoria

Sporti

Iraola para Arsenalit: “Në Anfield kemi një avantazh të madh ndaj rivalëve”

30 Tetor, 2026
Sporti

Owen kujton transferimin te Real Madrid: “Qava rrugës për në aeroport, mendova çfarë po lija pas”

30 Tetor, 2026
Sporti

Chivu para derbit me Milanin: “Nuk fitojmë prej 6-7 ndeshjesh, duhet t’i bëjmë vetes një pyetje”

30 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët

31 Tetor, 2026

Si çdo mëngjes, Rama fton sërish protestuesit për dialog

31 Tetor, 2026

“S’bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”, Berisha: Referendum për të më votëbesuar

30 Tetor, 2026

50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

30 Tetor, 2026

Paratë dhe fati financiar troket në nëntor për këto 4 shenja të horoskopit

30 Tetor, 2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

30 Tetor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhuron 116 mln dollarë për demokratët

30 Tetor, 2026

Qindra banorë evakuohen nga Oleshky në Ukrainë gjatë një armëpushimi të rrallë

30 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.