Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Betimi i tyre vjen një ditë pas votimit në Kuvend.
Ministrat që marrin nesër detyrën pas betimit në Presidencë:
-Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
-Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
-Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
-Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
-Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
-Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
-Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin











