• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

PD nxjerr raportin/ Kërkesa për arrestim, SPAK: Drejtorët që ka emëruar Balluku kanë penguar hetimet, ARRSH s’na ka dorëzuar dokumentet në kohë

3 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e prokurorëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve janë argumentet kryesore që PD thotë se duhet të nxisin Kuvendin që të votojë pro dhënies që autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në raportin e plotë të depozituar nga anëtarët e opozitës, citohen pasazhe nga këto deklarata të prokurorëve, që sipas PD, kanë dhënë prova të konsiderueshme për të cilat Kuvendi nuk duhet të ketë asnjë hezitim për të ngritur kartonët jeshilë në favor të kërkesës së SPAK.

Jo vetëm presion dëshmitarëve por, Belinda Balluku ka penguar hetimet edhe përmes krijimit të vonesave dhe pengesave që SPAK të marrë provat e deritanishme. Vetë prokuroria e posaçme e ka thënë në mbledhje se institucionet ku drejtuesit janë emëruar nga Belinda Balluku panë penguar marrjen e dokumentacionit nga organi i akuzës

Lexo edhe:

Ronaldo largohet me avionin privat nga Arabia Saudite për në Spanjë, pas sulmeve nga Irani

Flet për herë të parë nëna e 11-vjeçarit të humbur: E kisha ‘dënuar’ se kishte pirë cigare, më telefonoi një grua

Dritan Prenci – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t’u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t’u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi.

Klodjan Braho – Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit. Personat që mund t’i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t’i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t’u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandajjanë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi

Dorina Bejko – Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi.

Klodjan Braho – Në kërkesë është përcaktuar qartë shkaku pse kemi ardhur sot në Kuvend. Masat e sigurimin ekzistuese janë caktuar për dy procedura, për dy episode. Pas caktimit të masës janë zbuluar fakte që kanë ndodhur para caktimit të saj, të cilat tregojnë dyshime edhe për 6 procedura të tjera, me përseritje të të njëjtës mënyrë veprimi dhe me të njëjtët persona bashkëpunëtorë. Këto fakte i janë atribuuar personit nën hetim. Përveç këtyre, shpjeguam se ka edhe procedura të tjera që jane objekt hetimi, por që nuk kanë ende një vendimmarrje, që t’i jetë atribuuar personit në hetim”

Për të mbështetur kërkesës e saj, Prokuroria e Posaçme, ka depozituar gjithsej 80 prova, të ndara në 12 volume.

Klodjan Braho – Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra, por është në gjendje elektronike“

Bazuar edhe në kërkesën e prokurorisë PD thotë në raport se Balluku me “Pozicionin e saj si deputet i mazhorancës, ish-Zëvendëskryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të konsideruehëm të ministrave aktual në detyrë apo funksionarë të lartë të administratës publike (drejtorë të përgjithshëm të promovuar në detyra prej saj), është një tregues i qartë i lidhjeve dhe aftësisë së saj për të ndikuar në cilësinë e provave të procedimit penal”

Në dokument jepen edhe provat e prokurorisë se Balluku i ka bërë presion dëshmitarëve, jo vetëm Mirzeta Kashnicës të deklaruar më herët. PD thotë se prokurorët e potencuan faktin se presioni ka qenë përmes dy formave: “(1) Përmes “të fortëve”, për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit”

Dritan Prenci – Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave….Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”

Dritan Prenci – Atëherë, në përmbajtje të asaj çfarë ka prodhuar ky transkriptim i bisedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë”, e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar.

Prokurorët thonë se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të deklarojnë më shumë, por garantojnë se hetimet kanë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë, edhe në drejtim të kërcënimit.

Klodian Braho: Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen mе presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike.”20

Dritan Prenci – Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment”

Klodjan Braho – Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. Përmendet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale.

Nga Kategoria

Kryesore

Ronaldo largohet me avionin privat nga Arabia Saudite për në Spanjë, pas sulmeve nga Irani

3 Mars, 2026
Kryesore

Flet për herë të parë nëna e 11-vjeçarit të humbur: E kisha ‘dënuar’ se kishte pirë cigare, më telefonoi një grua

3 Mars, 2026
Aktualitet

Hapet rruga në Librazhd, merr frymë Juglindja, kreu i ARRSH: Janë kryer të gjitha testimet!

3 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ronaldo largohet me avionin privat nga Arabia Saudite për në Spanjë, pas sulmeve nga Irani

3 Mars, 2026

Tensione te Real Madrid: një pjesë e skuadrës nuk e mbështet më Arbeloan

3 Mars, 2026

Flet për herë të parë nëna e 11-vjeçarit të humbur: E kisha ‘dënuar’ se kishte pirë cigare, më telefonoi një grua

3 Mars, 2026

Hapet rruga në Librazhd, merr frymë Juglindja, kreu i ARRSH: Janë kryer të gjitha testimet!

3 Mars, 2026

U hodh me parashutë nga avioni, piloti amerikan kërcënohet nga banorët në Kuvajt, menduan se ishte iranian (VIDEO)

3 Mars, 2026

Chivu revolucionon Interin ndaj Comos: tetë ndryshime priten në formacion, rikthehet Calhanoglu

3 Mars, 2026

Ushtria izraelite sulmon zyrën e presidencës në Iran.

3 Mars, 2026

Gjendet në Portin e Durrësit 11-vjeçari i humbur prej 24 orësh

3 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.