• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 21 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kush është Sokol Bizhga, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,  i “fluturuan” plumbat mbi kokë në 1997-ën!

1 Mars, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shkarkimi i kryepolicit Ilir Proda ka sjellë në krye të kupolës përkohësisht, zëvendësin e tij, Sokol Bizhgën. Bizhga do të mbajë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në zgjedhjen e kryepolicit të ri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por, kush është oficeri Sokol Bizhga?

Sokol Bizhga përgjatë gjithë karrierës së tij në radhët e bluve ka mbajtur një sërë pozicionesh.

Lexo edhe:

Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

Siguria ushqimore, Rama: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, pa BE do të ishte e pamundur

Prej dhjetorit të vitit 2022 ai mbante detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.  Bizhga ka lindur në vitin 1962, në Gjirokastër, dhe aktualisht banon në Tiranë. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai vjen nga një karrierë e gjatë, fillimisht si oficer krimesh para trazirave të vitit 1996 në zonën Vlorë-Sarandë, ku u tentua të vritej në aksion.

Kujtojmë mëngjesin e 4 marsit të vitit 1997 ky qyteti i Vlorës qëndronte “këmbëkryq” para një realiteti tronditës.

Anarkia mbizotëronte kudo pas rënies së institucioneve shtetërore dhe shpërndarjes së forcave policore. Tashmë armët kishin rënë jo vetëm në dorën e qytetarëve të thjeshtë por edhe të disa prej personave më të rrezikshëm që më pas do të formonin bandat famëkeqe, përgjegjëse për një sërë krimesh të rënda si vrasje, grabitje, pengmarrje dhe deri te ato më çnjerëzoret.

Po këtë mëngjes Sokol Bizhga, aso kohe shefi i policisë kriminale në Komisariatin e Vlorës, mori përsipër një detyrë sa të rëndësishme aq edhe të vështirë, rimëkëmbjen e Komisariatit të Sarandës.

Pas një bisede telefonike me zv/ministrin e Brendshëm të aso kohe, Agim Shehun, shefi i krimeve të Vlorës, Sokol Biozhga, Myzafer Blushi, efektiv i Komisariatit të Vlorës, Eduart Alia, inspektor i Policisë së Rendit dhe Gjergj Mehmeti, komandanti i togës në Repartin e Policisë së Vlorës vendosën të udhëtonin drejt Sarandës, ku do të mbetej i vrarë në Qafën e Gjashtës Kapiteni Gjergj Mehmeti dhe tre të tjerët do përballeshin me një nga ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. 

Gjatë karrierës së tij, zoti Bizhga ka mbajtur detyrat si më poshtë:

-Nga viti 1990 deri në vitin 1992, Inspektor i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Vlorë;

-1992-1997 – Shef i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Vlorë;

-1997-1999 – Specialist në Drejtorinë e Policisë Kriminale, në MPB;

-Prill-nëntor 1999 – Zëvendësdrejtor në DVP Durrës;

-Dhjetor 1999-mars 2002 – Zëvendësdrejtor në DVP Tiranë;

-Prill 2002-prill 2004 – Drejtor i Policisë Kriminale;

-Prill 2004-shtator 2006 – Shef i degës mësimore në Akademinë e Policisë;

-Shtator 2006-nëntor 2009 – Shef i Sektorit të Krimeve të Rënda, në DVP Berat;

-Nëntor 2009-nëntor 2013 – Specialist për krimet e rënda, në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Departamentin për Hetimin e Krimeve;

-Nëntor 2013-shtator 2013 – zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve, në Policinë e Shtetit;

-Shtator 2013-prill 2017 – Drejtor i planifikimit strategjik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

-Prill 2017-dhjetor 2022 – Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike.

Tags: drejtori i policiseSokol bizhga

Nga Kategoria

Kosova

Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

21 Prill, 2026
Aktualitet

Siguria ushqimore, Rama: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, pa BE do të ishte e pamundur

21 Prill, 2026
Aktualitet

Bashkia e Tiranës hap thirrjet për kreditë e buta, afati deri në 19 maj, si mund të aplikoni (DOKUMENTI)

21 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

21 Prill, 2026

Siguria ushqimore, Rama: Sfida më e vështirë e procesit të anëtarësimit, pa BE do të ishte e pamundur

21 Prill, 2026

Bashkia e Tiranës hap thirrjet për kreditë e buta, afati deri në 19 maj, si mund të aplikoni (DOKUMENTI)

21 Prill, 2026

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi në administrative të transmetohet LIVE

21 Prill, 2026

Vidhen eshtrat e një varri në Lushnje, hajdudët hapën tunel nëntokë

21 Prill, 2026

E pazakontë në Lushnjë, vidhen eshtrat e një personi të ndarë nga jeta para 17 vitesh

21 Prill, 2026

Shisnin kokainë nëpër qytet, goditet grupi kriminal në Berat, 3 të arrestuar dhe 1 në arrest shtëpie

21 Prill, 2026

SPAK kërkon pushimin e procedimit për Irena Gjokën, shtyhet seanca në GJKKO! Adriana Kalaja nuk shkon: Jam sëmurë

21 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.