Përjashtimi i papritur i Kristi Lamajt nga “Big Brother VIP Albania” ka ngritur shumë pikëpyetje dhe shqetësime tek ndjekësit mbi gjendjen e tij.
Megjithatë, publiku mund të qetësohet, pasi imazhi i tij i parë pas daljes drastike sapo është zbuluar!
Gjatë transmetimit të emisionit “Goca dhe Gra”, moderatorja ka ndarë me publikun një foto ekskluzive të ish-banorit, e cila është shkrepur në ambientet e shtëpisë së tij pas skualifikimit.

Në foton e shfaqur në ekran, Kristi shihet i veshur me një bluzë gri, i qetë dhe mjaft mirë fizikisht.
Për të shuar kureshtjen e të gjithëve, moderatorja sqaroi: “Kristi është në gjendje të shkëlqyer, por të tjerat do t’i flasi vetë i zoti i punës”.
Me këtë ajo la të kuptohet se arsyeja e saktë dhe detajet e ngjarjes që çoi në Zarfin e Zi mbeten për t’u sqaruar nga vetë ai kur të jetë gati.










