• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tenderat e Veliajt vënë “në siklet” zëdhënësen e re të Kryeministrisë, SPAK, kontroll burrit të Jonida Shehut 

20 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kur kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, prezantoi në fillim të Shkurtit të këtij viti gazetaren Jonida Shehu si zëdhënësen e re të kryeministrit Edi Rama, njoftoi shkaktoi një lloj ilarieti tek disa media, të cilat e panë vendimin e saj për t’iu bashkuar kabinetit qeveritar si një “tradhti” ndaj figurës së opinionistes së pavarur, së krijuar vitet e fundit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Megjithatë, lidhjet e Jonida Shehut me qeverinë e Ramës nuk janë as të reja dhe as surprizuese. Vite më parë, ajo ka qenë pjesë e kabinetit të ngushtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa biznesi familjar i saj, i drejtuar nga bashkëshorti Aleksandër Çifligu, rezulton ndër përfituesit e rëndësishëm të fondeve në Bashkinë e Tiranës.

Madje, aktiviteti i këtij biznesi, “Kuadr.com” dhe fondet e lëvruara nga Erion Veliaj, e kanë vendosur shoqërinë e organizimit të eventeve në subjekt të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Lexo edhe:

Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.

Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.

Në nëntor të vitit 2025, “Kuadr.com” dhe Aleksandër Çifligu kanë qenë subjekte të një “vizite bezdisëse” nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Agjentët e BKH-së ushtruan kontroll personal dhe në ambjentet e kompanisë së bashkëshortit të Jonida Shehut, në kuadër të një hetimi të veçuar nga dosja “mëmë” e korrupsionit të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

SPAK, kontroll Aleksandër Çifligut

Në 8 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme pranoi një kërkesë të SPAK-ut për ushtrimin e kontrollit personal të Aleksandër Çifligut dhe ambjenteve të zyrës së kompanisë “Kuadr.com”, sipas një vendimi të lexuar nga “Boldnews.al”.

Prokuroria e Posaçme thotë se, “në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me raportet financiare ndërmjet shoqërisë telefonike “One” dhe shoqërisë “Gogel” të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, janë evidentuar disa lidhje tregtare që përfshijnë edhe kompanitë ‘ASVL” dhe “Kuadr.com” të Aleksandër Çifligut.

Sipas dosjes hetimore, dy kompanitë e promovimit “kanë përfituar fonde të konsiderueshme nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet kontratave dhe sponsorizimeve për organizimin e eventeve kulturore dhe artistike”.

Nga verifikimet e kryera në sistemin e Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe në atë të të dhënave tatimore, rezulton se “këto subjekte, përveç marrëdhënieve me institucionet publike, kanë pasur ndërveprime të vazhdueshme financiare edhe me shoqërinë “Gogel” sh.p.k., e cila zotërohet nga shtetasi Arbër Luan Veliaj, vëllai i shtetasit Erion Veliaj, aktualisht i pandehur në kuadër të procedimit penal prej të cilit janë ndarë këto akte (procedimi penalnr. 27/2024)”.

Në Korrik të vitit 2025, Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si edhe disa biznesmenë, të akuzuar se kanë krijuar një skemë korruptive për qarkullimin e parave të Bashkisë së Tiranës dhe përfitues fundor familjen e kreut të institucionit.

Gjatë hetimeve, prokurorët kanë ngritur dyshime se në një skemë të ngjashme ka rol edhe vëllai i Erion Veliajt, Arbëri, nëpërmjet kompanisë së tij të promovimit, “Gogel” shpk.

Hetimet për Veliajn e vogël janë veçuar dhe janë ende në vijim. Në Tetor të vitit të kaluar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u rikthyen në Bashkinë e kryeqytetit, ku sekuestruan disa dokumenta financiare, për të cilat prokurorët besojnë se mund të arrijnë tek përgjegjësia penale e Arbër Veliajt.

Në dokumentat e administruara, grupit hetimor i ra në sy se, gjatë periudhës 2020 – 2024, dy shoqëritë, “ASVL” dhe “Kuadr.com” kanë përfituar shuma të konsiderueshme nga fondet publike për organizimin e eventeve të ndryshme.

“Nga analiza paraprake e këtyre të dhënave rezulton segjatë këtyre katër viteve, Bashkia Tiranë ka shpenzuar mbi 240,000,000 lekë për kontrata dhe sponsorizime të lidhura me këto dy shoqëri”, thuhet në dosjen e lexuar nga “Boldnews.al”.

Shoqëria “ASLV” sh.p.k., me NIPT L31329009M, ushtron aktivitet në fushën e tregtimit të pajisjeve audiovizuale dhe shërbimeve të konsulencës teknike. Administrator i saj është shtetasi Altin Alizoti, ndërsa ortakë janë shtetasit Altin Alizoti, Bledar Cara dhe Florind Tenolli, secili me nga 33.33% tëkuotave.

Ndërsa, shoqëria Kuadr.com sh.p.k., me NIPT L72216039R, ka si objekt veprimtarie krijimin dhe menaxhimin e reklamave, shërbimeve grafike, prodhimeve audiovizuale dhe eventeve artistike. Administrator dhe pronar i vetëm është shtetasi Aleksandër Çifligu.

Sipas verifikimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme mbi librat e shitjeve dhe blerjeve të shoqërisë “Gogel” sh.p.k., (kompani në pronësi të tërthortë të shtetasit Arbër Veliaj), “është konstatuar një marrëdhënie tregtare e vazhdueshme ndërmjet saj dhe shoqërive “ASLV” sh.p.k.,dhe “Kuadr.com” sh.p.k., të cilat, siç u përmend, kanë përfituar vazhdimisht fonde publike nga Bashkia Tiranë”, thuhet në materialin hetimor.

Nga analiza e të dhënave të deklaruara në Portalin Qendror të Kontrollit dhe Menaxhimit (Fiskalizimi), rezulton se shoqëria “Arts Lab” sh.p.k., një shoqëri e lidhur me Ajola Xoxa, gjithashtu “ka regjistruar një sërë faturash shitjeje gjatë vitit 2024, ndër të cilat përfshihet edhe ajo ndaj subjektit tregtar “Kuadr.com” sh.p.k., me vlerë 698,285 lekë”, citohet në dosjen hetimore.

Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Posaçme mori autorizimin e gjykatës për lejimin e kontrollit personal të administratorit të “ASLV”, Altin Alizoti dhe drejtuesit të “Kuadr.com”, Aleksandër Çifligu.

Gjithashtu, gjykata dha autorizimin për kontrollin e zyrave të dy shoqërive, “me qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparat celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj), si dhe çdo send tjetër që vlerësohet nga organi procedues se i shërben hetimit”. /Marre nga Boldnews.al

Nga Kategoria

Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.
Lajme

Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.

20 Shkurt, 2026
Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.
Lajme

Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.

20 Shkurt, 2026
E bujshme nga Anglia: Ikona e Premier League paralajmëron se Arteta mund të humbasë vendin e tij nëse...
Lajme

E bujshme nga Anglia: Ikona e Premier League paralajmëron se Arteta mund të humbasë vendin e tij nëse…

20 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zyra e Paqes nënshkruan deklaratën në Davos: Plani i Trumpit për Gazën merr angazhime për financim dhe trupa.

20 Shkurt, 2026

Toronto FC arrin marrëveshje për të nënshkruar sulmuesin e USMNT, Josh Sargent, pas një historie të gjatë me Norwich-in.

20 Shkurt, 2026

Djali i presidentit Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë, gazetari zbulon arsyen

20 Shkurt, 2026
Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.

Neymar do të largohet nga futbolli? Braziliani befason me deklaratën e tij: Ky mund të jetë viti i fundit për mua.

20 Shkurt, 2026

Komisioni Evropian kërkon sqarime nga SHBA pas rrëzimit të tarifave Trump

20 Shkurt, 2026
Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.

Xhudisti shqiptar përballet me akuzat për dhunë në familje, por gjykata e shpall të pafajshëm.

20 Shkurt, 2026
Hailey Bieber flet për operacionin në zemër: “Isha shumë e frikësuar”

Hailey Bieber flet për operacionin në zemër: “Isha shumë e frikësuar”

20 Shkurt, 2026

Policia vazhdon kërkimet në banesat e Andrew Mountbatten-Windsor pas lirimit nga arresti Mountbatten-Windsor, i cili u pa i shtrirë në pjesën e pasme të makinës së tij pas lirimit të enjten në mbrëmje nga një stacion policie pranë Sandringham, mbetet nën hetim.

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.