• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 27 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Padia për shpifje nga Sulaj/ Shtyhet gjyqi ndaj Bardhit

6 Janar, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë sërish gjyqi në Gjykatën e Posaçme për padinë e shpifjes të bërë nga ish drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cila ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mësohet se gjyqtarja e çështjes e ka shtyrë seancën për në datën 13 Janar për shkak se gjykatës nuk i kishte ardhur konfirmim se Gazment Bardhi  kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne.

I pranishëm në seancën e sotme ishte dhe Edmond Sula se bashku me avokatin, ndërsa Gazment Bardhi përfaqësohej nga avokati i tij, Marash Logu.

Lexo edhe:

Presidenti Begaj vizitë në Boston: vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Begaj reagon për sulmin në Washington: Dallimet nuk zgjidhen me forcë

Seanca do të mbahet mbi një padi të dorëzuar në SPAK nga Edmond Sulaj mbi Bardhin për shpifje, bazuar mbi një deklaratë të deputetit demokrat në seancën plenare të 12 shtatorit nga foltorja e Kuvendit mbi bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Palët ishin ftuar në GJKKO për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim, por seanca e parë dështoi, për shkak se mungonte avokati i Gazment Bardhit. Gjithashtu, edhe vetë Bardhi nuk ka qenë prezent në atë seancë, për shkak të një vizite zyrtare në Londër.

Pasi palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, Gjykata e Posaçme vendosi të kalonte çështjen në seancë gjyqësore.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD-së gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama lexoi një komunikim në SKY ECC, për të cilat deklaroi se janë provë se ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është emëruar nga bandat.

Bardhi lexoi bisedat e bandave kriminale, ku flisnin për vendosjen e “Mondit” për një dimër në krye të Policisë së Shkodrës, që sipas demokratit bëhet fjalë për drejtorin aktual në atë kohë Edmond Sulaj.

Gazment Bardhi:  “Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”

Pavarësisht se Bardhi deklaroi se Edmond Sulaj u vendos në krye të Policisë së Shkodrës vetëm një muaj pas komunikimeve në “Sky Ecc” për “Mondin”, vetë ish-kryepolici i Shkodrës reagoi dhe tha se ishte vendosur në atë pozicion tre vjet pas atyre komunikimeve.

Nga Kategoria

Lajme

Presidenti Begaj vizitë në Boston: vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

26 Prill, 2026
Aktualitet

Begaj reagon për sulmin në Washington: Dallimet nuk zgjidhen me forcë

26 Prill, 2026
Aktualitet

Erion Veliaj përfundon me urgjencë në spital, kryen një ndërhyrje shëndetësore

25 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juves, të dyja “të kënaqura” në garën për Champions

27 Prill, 2026

Revolucion te Real Madridi, klubi gati të largojë deri në nëntë lojtarë

27 Prill, 2026

Gazetari për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Krim i mirëorganizuar, viktima me konflikte të hapura

26 Prill, 2026

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje, shteti të fokusohet në pista të tjera

26 Prill, 2026

Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit të lartë të Prokurorisë

26 Prill, 2026

Të shtëna masive pranë Universitetit të Indianës në SHBA, 9 persona të plagosur

26 Prill, 2026

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli i refuzon lirimin xhaxhait të autorit, Gjon Shkambit

26 Prill, 2026

“E rrita e bëra burrë dhe ma vranë”, flasin prindërit e Endri Goxhajt që u ekzekutua në Memaliaj: E ndiqnin…

26 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.