• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Presidenti Begaj merr pjesë në iftarin e Komunitetit Mysliman: Ju uroj agjërim të lehtë!

19 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Jonaid Myzyrin, ish-kreun e Prokurimeve Publike

Berisha zbardh skenarët për protestën e 17 prillit: E vetmja rrugë që të arrijmë qëllimet tona

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sonte në iftarin e parë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, i shtruar në Tiranë nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.
Gjatë fjalës përshëndetëse në çelje të iftarit, Presidenti i Republikës përcolli mesazhe të rëndësishme për familjen, shoqërinë shqiptare dhe protagonistët e jetës publike.  
Duke iu referuar thelbit të agjërimit, që shkon përtej privimit nga ushqimi e lëngjet, Kreu i Shtetit theksoi se ky muaj shërben për të rritur vetëdijen tonë.
“Agjërimi pa ndershmëri, pa drejtësi dhe pa vetëpërmbajtje në fjalë e në vepër do të mbetej thjesht një ritual, një formë pa përmbajtje”, – theksoi Presidenti Begaj.  
Me shpresën që ky muaj reflektimi të shërbejë si një kthim i njeriut tek thelbi, duke forcuar lidhjen me Krijuesin, dashurinë për familjen dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë, Presidenti i Republikës theksoi dhe rëndësinë e solidarizimit me njerëzit në vështirësi.
Kreu i Shtetit theksoi, gjithashtu, se përgjatë këtij muaji të bëhen më shumë përpjekje për kthimin e harmonisë së sofrave të iftareve në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet tona të përditshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përshëndetja e Presidentit të Republikës,
Sh. T. Z. Bajram Begaj,
në hapjen e iftarit të parë
 
Me nisjen e iftarit të parë troket në vatrat tona një muaj i begatë, një muaj i begatë, i cili për çdo besimtar mysliman shënon një rrugëtim të ri shpirtëror.
Ramazani nuk është thjesht një periudhë privimi nga ushqimi dhe lëngjet. Ai është, mbi të gjitha, një shkollë e lartë e karakterit, një ushtrim i përditshëm i durimit, i vetëpërmbajtjes dhe reflektimit të thellë, është koha kur njeriu kthehet tek thelbi, tek ajo që është e rëndësishme, duke forcuar lidhjen me Krijuesin, dashurinë për familjen dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.
Libri i Shenjtë, Kurani, na mëson:
“O ju që besuat, agjërimi ju është bërë obligim… që të bëheni të devotshëm” (El-Bekare, 2:183).
Ky ajet e vendos agjërimin në dimensionin e tij të vërtetë: si një mjet për të lartësuar moralin.
Në një kohë kur bota dhe shoqëria jonë shpesh sfidohen nga tensionet, nga polarizimi dhe nga nxitimi i vrullshëm, Ramazani vjen si një ftesë e vyer për të ulur tonet, për të dëgjuar ndërgjegjen tonë dhe për të gjetur paqen e brendshme.
Siç na udhëzon Profeti Muhamed, (Paqja e Allahut qoftë mbi Të), “Kush nuk heq dorë nga fjala e rreme dhe veprimi sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe lëngjet”.
Ky mesazh është sot më aktual se kurrë. Agjërimi pa ndershmëri, pa drejtësi dhe pa vetëpërmbajtje në fjalë e në vepër do të mbetej thjesht një ritual, një formë, por pa përmbajtje.
Shqipëria jonë ka nevojë për këtë përmbajtje, për më shumë solidaritet njerëzor, për më shumë integritet dhe për më shumë kujdes më të sinqertë ndaj tjetrit.
Iftari është momenti i madh i bashkimit.
Rreth sofrës, ashtu siç jemi mbledhur sonte, fshihen dallimet dhe forcohen lidhjet mes familjarëve, fqinjëve dhe miqve. Kjo sofër na kujton se asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet i vetmuar, sidomos ata që përballen me vështirësi ekonomike, pasiguri sociale apo pamundësi shëndetësore.
Sakrifica personale e agjëruesit merr kuptimin e plotë vetëm kur shndërrohet në dorë të shtrirë për ata që kanë më pak.
Vendi ynë është bekuar me vlerën e çmuar të vëllazërisë fetare, një trashëgimi që ne duhet ta mbrojmë me xhelozi.
Në këtë muaj të shenjtë, le të punojmë që kjo harmoni të përkthehet në më shumë përgjegjshmëri në jetën publike dhe më shumë ndershmëri në marrëdhëniet tona të përditshme.
Ju uroj nga zemra një muaj Ramazani të pranuar, me shëndet e begati për çdo besimtar e çdo familje shqiptare!
Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Nga Kategoria

Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Jonaid Myzyrin, ish-kreun e Prokurimeve Publike

11 Prill, 2026
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët për protestën e 17 prillit: E vetmja rrugë që të arrijmë qëllimet tona

11 Prill, 2026
Kryesore

41-vjeçari u vra për pronat, prej dy vitesh ishte në konflikt me autorin që mbetet në kërkim

11 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK kërkon pushimin e çështjes për Jonaid Myzyrin, ish-kreun e Prokurimeve Publike

11 Prill, 2026

Ish-Sekretari i Shtetit i SHBA: Netanyahu u ka bërë presion disa presidentëve amerikanë të sulmojnë Iranin

11 Prill, 2026

Inteligjenca amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe kapacitet për rikuperimin e arsenalit

11 Prill, 2026

Berisha zbardh skenarët për protestën e 17 prillit: E vetmja rrugë që të arrijmë qëllimet tona

11 Prill, 2026

41-vjeçari u vra për pronat, prej dy vitesh ishte në konflikt me autorin që mbetet në kërkim

11 Prill, 2026

Kanosën babë e bir për motive të dobëta, arrestohen 3 persona në Shkodër

11 Prill, 2026

I shpërfytyruar dhe i dëmtuar në këmbë, Reuters zbulon gjendjen e Mojtaba Khameneit: Po e merr veten nga lëndimet

11 Prill, 2026

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikt për motive të dobëta, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curr

11 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.