• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Tatimet hapin aplikimet për kompensimin për arsimin, procedura dhe dokumentacioni që dorëzohet

9 Shkurt, 2026
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata tatimore ka hapur aplikimet për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë ata individë që plotësuan DIVA dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë apo 100 mijë lekë në vit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për “Monitor” administrata tatimore sqaroi se ashtu siç është njoftuar edhe më parë aplikimi do të kryhet nëpërmjet sistemit e-Feling online. Pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi nga individët përfitues do të transferohet në llogaritë e tyre bankare që ata do të deklarojnë nëpërmjet aplikimit.

Pra, pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, të gjithë individët që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 48 mijë lekë në vit apo 100,000 lekë nga të ardhurat e tyre vjetore, mund të nisin të plotësojnë formularin e aplikimit për përfitimin e kompensimit.

Lexo edhe:

Gjykata për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Do të prehen në atdhe! Mblidhen 75 mijë euro për kthimin në Shqipëri të 4 trupave të familjes Kola

Procedura, si do bëhet aplikimi

Adminsitrata tatimore sqaroi pas hyrjes në sistemin e-Tax, për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin eFiling Im, duke përzgjedhur Çështjet e mia mbi të cilin do të klikohet.

Më pas do të dalë moduli Lloji i Çështjes (ku të mundëson 4 opsione zgjedhjeje), por do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet numri i dokumentit identifikues për DIVA-n e plotësuar dhe një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbipaguar (sipas vlerës së shfaqur në DIVA).

Psh:

Kërkesë për Rimbursim

Kërkoj të më rimbursohet nëpërmjet llogarisë bankare, shuma e tatimit të mbipaguar me vlerë 6,240 lekë pas plotësimit nga DIVA 2025.

Gjithashtu aplikuesi te Pyetje e Përgjithshme, duhet të bashkëngjitë në formatin PDF edhe dokumentacionin përkatës:

Dokument me të dhënat e llogarisë personale bankare (IBAN)
Certifikatën familjare;
Dokumentacionin justifikues që vërteton shpenzimet e kryera për arsimimin e fëmijëve:
Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për fëmijët, dokumentet (faturat) për pagesën e gjuhëve të huaja etj.

Tatimet pohuan për “Monitor” së pritet e gjithë proceduara për plotësimin e formularit të aplikimeve do të sqarohet nëpërmjet një video udhëzuese.

Sa kompensim do të përfitohet nga DIVA në llogaritë bankare

Bazuar në disa shembuj të publikuar më parë shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin llogaritet 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë. Për këtë kategori kompensimi arrin 250 euro.

Sistemi për plotësimin e DIVA u hap më 22 janar. Afati për plotësimin është deri më 31 Mars.

Vlera e kompensimit llogaritet automatikisht nga sistemi. Sistemi e-Tax, e llogarit automatikisht vlerën e kompensimit, pasi bëhet deklarimi i të ardhurave, edhe për ata individë që nuk e kanë detyrimin ta bëjnë.

Diferenca e tatimit vjetor të paguar gjatë 2025-s apo tatimi i mbipaguar që rezulton nga rillogaritja e tatimit, pas zbritjes së bazës së tatueshme të shpenzimeve 48 mijë lekë në vit, pavarësisht nivelit të ardhurave dhe 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë deri në 1,2 milionë lekë, do të jepet si kompensim për fëmijët, pas dorëzimit të kërkesës për aplikim.

Afati për aplikim për kompensimin është deri në 3 muaj pas plotësimit të DIVA./monitor.al

Nga Kategoria

Hashim Thaçi uron Shqipërinë nga gjykata e Hagës, ish-presidenti: Sot nuk duhej të kishte seancë për mua, është një festë për të gjithë shqiptarët.
Kryesore

Gjykata për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

9 Shkurt, 2026
Kryesore

Do të prehen në atdhe! Mblidhen 75 mijë euro për kthimin në Shqipëri të 4 trupave të familjes Kola

9 Shkurt, 2026
Kryesore

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar, e pranishme dhe Balluku

9 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbuluar: Qëndrimi i Man Utd për rikthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford për një periudhë të tretë sensacionale, ndërsa del në pah klauzola e lirimit prej £44 milionësh në mes të tensioneve me Al-Nassr.

9 Shkurt, 2026
Hashim Thaçi uron Shqipërinë nga gjykata e Hagës, ish-presidenti: Sot nuk duhej të kishte seancë për mua, është një festë për të gjithë shqiptarët.

Gjykata për ish-udhëheqësit e UÇK-së: Prokuroria e Hagës kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

9 Shkurt, 2026

Do të prehen në atdhe! Mblidhen 75 mijë euro për kthimin në Shqipëri të 4 trupave të familjes Kola

9 Shkurt, 2026
Humori lehtëson dhimbjen në familje: Rrëfimi emocionues i Ermal Mamaqit

Humori lehtëson dhimbjen në familje: Rrëfimi emocionues i Ermal Mamaqit

9 Shkurt, 2026

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar, e pranishme dhe Balluku

9 Shkurt, 2026
Bad Bunny ‘ndez’ Super Bowl 2026; sukses i madh me spektaklin dhe reagimet e ashpra ndaj Trumpit

Bad Bunny ‘ndez’ Super Bowl 2026; sukses i madh me spektaklin dhe reagimet e ashpra ndaj Trumpit

9 Shkurt, 2026
Protestat për pronat vazhdojnë, banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës.

Protestat për pronat vazhdojnë, banorët e Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës.

9 Shkurt, 2026

Të akuzuarit nga sulmi në Christchurch kërkon të anulojë pranimin e fajësisë

9 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.