• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shkodër/ Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavanin e banesës 24-vjeçari

7 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Reagimi”, duke identifikuar dhe arrestuar brenda pak orësh autorin e dyshuar të dy tentativave për grabitje me dhunë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Autori 24 vjeçar, M. M.,  u gjet i fshehur në tavanin e banesës së tij, ku kishte tentuar t’i shmangej Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, ai dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë filialin e Postës Shqiptare, duke kërcënuar punonjësit me thikë. Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Lexo edhe:

Dita e gjashtë e protestës, banorët e Rrjollit përplasen me policinë, të vendosur të mos lejojnë punimet për ndërtimin e resortit

Përvoja e një udhëtimi: Alban Bushi në një intervistë 360°

Pak minuta më vonë, në lagjen “Fahri Ramadani”, dyshohet se ka tentuar sërish të kryejë vjedhje me dhunë në një market, po nën kërcënimin e thikës.

 Ndërsa gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, ka vjedhur edhe një biçikletë tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe ndjekjes pa ndërprerje, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda, me mbështetjen e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u identifikua dhe u arrestua shtetasi:
M. M., 24 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, i cili ishte fshehur në tavanin e banesës së tij për t’ju shmangur Policisë.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, duke kërcënuar me një mjet prerës (thikë), ka tentuar të vjedhë me dhunë në filialin e Postës Shqiptare.

Gjatë largimit, ka thyer xhamin e sportelit dhe është larguar me një biçikletë të vjedhur.

Gjithashtu, pak minuta më pas, dyshohet se ka tentuar sërish, po me kërcënimin e mjetit prerës (thikë), të vjedhë me dhunë një subjekt market në lagjen “Fahri Ramadani”.

Gjatë largimit, në lagjen “Skënderbeg”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë tjetër.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rrobat që ka përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, si dhe biçikletat e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dita e gjashtë e protestës, banorët e Rrjollit përplasen me policinë, të vendosur të mos lejojnë punimet për ndërtimin e resortit

7 Shkurt, 2026
Përvoja e një udhëtimi: Alban Bushi në një intervistë 360°
Lajme

Përvoja e një udhëtimi: Alban Bushi në një intervistë 360°

7 Shkurt, 2026
Aktualitet

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

7 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dita e gjashtë e protestës, banorët e Rrjollit përplasen me policinë, të vendosur të mos lejojnë punimet për ndërtimin e resortit

7 Shkurt, 2026

Bota ka premtuar të trefishojë financimin për klimën për vendet e varfra. A po ndryshon qeveria britanike qëndrim? Qeveria britanike i tha Euronews Green se po “modernizon” qasjen e saj ndaj financimit ndërkombëtar për klimën, por nuk pranoi të komentojë mbi akuzat për prerje të mundshme.

7 Shkurt, 2026

Gems të Fshehura FC: Angelo Stiller – ‘Toni Kroos-i i Ri’ i Stuttgart-it në radarët e Real Madrid-it

7 Shkurt, 2026

Gems të fshehta FC: Angelo Stiller – ‘Toni Kroos-i ri’ i Stuttgartit në radar të Real Madridit

7 Shkurt, 2026
Inter, Cristian Chivu pritet të zgjasë kontratën deri më 2028

Inter, Cristian Chivu pritet të zgjasë kontratën deri më 2028

7 Shkurt, 2026
Historia e Denni Xhepës, simboli i Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë, babai u nis për në Itali me një anije.

Historia e Denni Xhepës, simboli i Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë, babai u nis për në Itali me një anije.

7 Shkurt, 2026

Pa vijë fronte, pa pushim: Presioni hibrid i Rusisë ndaj Bundeswehr-it në Lituani

7 Shkurt, 2026

Disfatë për Real Madrid: Rodrygo ndëshkohet me pezullim të zgjeruar në Ligën e Kampionëve pas kartonit të kuq në humbjen emocionuese ndaj Benfica-s.

7 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.