Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron që mbante këtë post prej vitit 2021. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Hajdari u largua nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.
Ndërkohë po sot vendin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm që e mbante Hajdari, e zuri ish deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.
Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë.









