• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 22 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA-ja dhe Irani nisin bisedimet diplomatike, mes tensioneve të shtuara

6 Shkurt, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarë iranianë dhe amerikanë pritet të takohen në Oman më 6 shkurt për një rund diplomacie, që shihet si përpjekja e fundit për ta shmangur një përshkallëzim të madh ushtarak në Gjirin Persik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili ka udhëhequr bisedimet për presidentin Donald Trump me synim përfundimin e konflikteve nga Rripi i Gazës deri në Ukrainë, do të kryesojë delegacionin amerikan në bisedimet me ministrin e Jashtëm, Abbas Araqchi, fytyra kryesore e Teheranit në frontin diplomatik ndërkombëtar, si dhe me disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë.

Edhe pse përbërjet e delegacioneve mund të jenë të përcaktuara, agjenda e saktë e bisedimeve mbetet e panjohur.

Lexo edhe:

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet autori i krimit

Administrata Trump vendos një raund të ri sanksionesh kundër Iranit

Ajo që është e qartë është se, me Uashingtonin që ka dërguar anije luftarake në ujërat e Lindjes së Mesme ditët e fundit, rreziku është i lartë.

“Ndërsa këto negociata po zhvillohen, do t’ia kujtoja regjimit iranian se presidenti ka shumë opsione në dispozicion, përtej diplomacisë, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në historinë e botës”, u tha gazetarëve më 5 shkurt zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Përballja aktuale u nxit nga më shumë se dy javë trazira në Iran, gjatë të cilave autoritetet nisën një shtypje vdekjeprurëse që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, vrau mijëra civilë dhe tronditi botën.

Ndërsa raportet për gjakderdhjen dolën gradualisht nga Irani, i cili u zhyt në errësirë digjitale pasi autoritetet ndërprenë të gjithë qasjen në internet, Trump kërcënoi se do të godiste Iranin nëse ndonjë nga dhjetëra mijëra protestuesit e arrestuar do të ekzekutohej.

Trump ka vazhduar t’i mbajë opsionet ushtarake në tavolinë, megjithëse është përqendruar edhe në frenimin e programit bërthamor të Iranit, për të cilin Perëndimi frikësohet se synon prodhimin e një bombe, pavarësisht pretendimeve të Teheranit se ka vetëm qëllime civile.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “duhet të jetë shumë i shqetësuar”, tha Trump në një intervistë për transmetuesin amerikan NBC News më 4 shkurt.

Pas një mosmarrëveshjeje për vendin dhe agjendën, me Teheranin që shtynte për një takim dypalësh në Oman dhe Uashingtonin që fillimisht këmbëngulte për një samit shumëpalësh me përfshirjen e fuqive rajonale në Turqi, administrata Trump e anuloi përkohësisht angazhimin.

Megjithatë, pas një vale mesazhesh “të nivelit të lartë” nga të paktën nëntë partnerë rajonalë, përfshirë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, Shtëpia e Bardhë u tërhoq nga qëndrimi fillestar. Ndërsa Shtetet e Bashkuara ranë dakord për ndryshimin e skenës në Muskat, zyrtarë të lartë theksuan se ndryshimi i vendndodhjes nuk sinjalizon ndryshim të vendosmërisë.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, duke folur nga Uashingtoni më 4 shkurt, e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara për një bisedë të ngushtë “vetëm bërthamore”.

Rubio konfirmoi se, ndonëse Shtëpia e Bardhë është e gatshme të angazhohet, ajo ka vendosur një prag të lartë për atë që konsiderohet një takim i suksesshëm.

“Që bisedimet të çojnë realisht në diçka domethënëse, ato do të duhet të përfshijnë gamën e raketave të tyre balistike, sponsorizimin e organizatave terroriste dhe trajtimin e popullit të tyre”, u tha Rubio gazetarëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha se Irani ka “një përgjegjësi për të mos humbur asnjë mundësi për të përdorur diplomacinë për të… ruajtur paqen dhe qetësinë në rajon”.

Rubio gjithashtu vendosi një vijë të qartë ndarëse mes udhëheqjes iraniane dhe publikut, veçanërisht pas shtypjes së përgjakshme të protestave muajin e kaluar, të cilat nisën kur tregtarë në Teheran u ankuan për inflacionin e shfrenuar dhe rënien e lirë të monedhës, përpara se të shndërroheshin në trazira mbarëkombëtare për shkak të përkeqësimit të standardeve të jetesës.

“Udhëheqja e Iranit në nivelin klerikal nuk e pasqyron popullin e Iranit”, tha ai. “Nuk njoh asnjë vend tjetër ku ka një diferencë më të madhe mes njerëzve që udhëheqin vendin dhe njerëzve që jetojnë aty”.

Vend ‘i çuditshëm’ për të negociuar

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e përsëriti skepticizmin e Rubios, duke theksuar vështirësinë e brendshme të negociimit me një vend ku vendimmarrësi përfundimtar mbetet pas një perdeje autoriteti klerikal.

Në një intervistë më 4 shkurt në emisionin The Megyn Kelly Show, Vance e përshkroi vallen diplomatike si “absurde”, duke vënë në dukje se, ndryshe nga fuqitë e tjera botërore, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta telefonojnë thjesht personin që realisht është në krye.

“Është një vend shumë i çuditshëm për të zhvilluar diplomaci kur as nuk mund të flasësh me personin që është në krye”, tha Vance, duke iu referuar Khameneit.

Që kur pasoi Ajatollah Ruhollah Khomeinin, themeluesin e Republikës Islamike, si udhëheqës suprem i Iranit, Khamenei nuk e ka lënë vendin dhe pothuajse ekskluzivisht është takuar me udhëheqës të vendeve që janë miqësore ndaj Teheranit ose që ndryshe nuk konsiderohen hapur armiqësore.

Ndërsa Witkoff përgatitet të takohet me Araqchin, atmosfera mbetet e ndezshme. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të forcojnë praninë e tyre ushtarake në rajon, dhe Irani paralajmëron se çdo goditje do të rezultojë në një luftë rajonale.

Vance paralajmëroi se, ndonëse Trump preferon një zgjidhje joushtarake, koha po mbaron.

“Nëse [Trump] ndien se ushtria është i vetmi opsion, atëherë ai në fund do ta zgjedhë atë opsion”, tha ai./rel

Nga Kategoria

Kryesore

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet autori i krimit

21 Prill, 2026
Bota

Administrata Trump vendos një raund të ri sanksionesh kundër Iranit

21 Prill, 2026
Bota

Goditet grupi i drogës në Spanjë, dënohen me burg shqiptarët

21 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madridi mposht Alavésin 2-1, rikthehen te goli Mbappé dhe Vinicius

22 Prill, 2026

Chelsea në krizë, humbje e pestë radhazi pa shënuar, Brighton triumfon 3-0

21 Prill, 2026

Inter nuk dorëzohet, përmbys Comon në fund dhe kualifikohet në finale

21 Prill, 2026

Tjetër shqetësim për Real Madridin, Militao lë fushën i dëmtuar

21 Prill, 2026

Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit

21 Prill, 2026

Detaje nga krimi në Memaliaj, si degradoi sherri mes të rinjve në vrasje

21 Prill, 2026

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj, autori në kërkim

21 Prill, 2026

Kurti pret ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, zbulohen detajet nga takimi

21 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.