• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Incident i “madh” kibernetik, hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit

1 Janar, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

UASHINGTON – Hakerat kinezë depërtuan në disa kompjuterë të Departamentit amerikan të Thesarit dhe siguruan qasje në dokumente të paklasifikuara përmes një programi kompjuterik të një entiteti të tretë që ofron shërbime për departamentin, njoftuan zyrtarët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Departamenti i Thesarit nuk dha detaje se për sa kompjuterë bëhej fjalë apo se tek çfarë dokumentesh mund të kenë pasur qasje hakerat, por përmes një letre drejtuar ligjvënësve ku i njoftonte për këtë incident thekson se “deri më tani nuk ka dëshmi që tregojnë se hakerat kanë vazhduar të kenë qasje tek informacionet e Thesarit”. Sipas letrës, ky rast po hetohet si një “incident madhor në sigurinë kibernetike”.

“Thesari i trajton me shumë seriozitet të gjitha kërcënimet kundër sistemeve tona dhe të dhënave që ato ruajnë”, tha një zëdhënës i këtij departamenti në njoftim. “Gjatë katër viteve të fundit, Thesari e ka përforcuar mbrojtjen e vet kibernetike dhe do të vazhdojë të punojë bashkë me partnerët në sektorin privat dhe publik për të mbrojtur sistemin tonë financiar nga kërcënuesit”.

Lexo edhe:

Anglisë/Dy tropojanët, masterminds e grabitjes së 53 milion paundëve, 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën asnjëherë.

Çështja Pëllumb Gjoka: Biznes, politikë dhe akuza për lidhje kriminale

Në Pekin, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme dha përgjigjen standarde që Kina jep si reagim ndaj pretendimeve për ndërhyrjen kibernetike.

“E kemi përsëritur qëndrimit tonë për akuza të tilla të pabaza, të cilave u mungojnë provat”, tha zëdhënësja Mao Ning gjatë konferencës ditore me gazetarë. “Kina në vazhdimësi kundërshton të gjitha format e ndërhyrjes kibernetike dhe e kundërshtojmë shpërndarjen e informacioneve të rreme kundër Kinës për qëllime politike”.

Incidenti vjen ndërkohë që zyrtarët amerikanë po vazhdojnë të përballen me pasojat e fushatës masive kineze të kundër-spinuazhit, të njohur me emrin ‘Salt Typhoon’, që u dha zyrtarëve në Pekin qasje tek një mesazhet private dhe bisedat telefonike të një numri të panjohur amerikanësh. Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha të premten se numri i kompanive të telekomunikimit që janë prekur nga kjo ndërhyrje kibernetike tani ka arritur në nëntë.

Departamenti i Thesarit tha se e ka identifikuar problemin e fundit më 8 dhjetor, kur kompania ‘BeyondTrust’ që ofron si shërbim një program kompjuterik, njoftoi se hakerët kishin vjedhur një kod “që përdorej nga klienti për të siguruar shërbimin që ruan të dhënat në një bazë dhe që përdoret nga distanca për t’iu ofruar ndihmë teknike” punonjësve. Ky kod ka ndihmuar hakerat të depërtojnë përtej murit të sigurisë së shërbimit dhe të hyjnë në kompjuterat e disa punonjësve.

Që nga ajo ditë, shërbimi i komprometuar është hequr nga përdorimi dhe nuk ka prova se hakerët ende kanë qasje në informacionin e departamentit, shkroi ndihmës-sekretari i Thesarit, Aditi Hardikar të hënën, në një letër drejtuar Komisionit të Senatit mbi Bankat.

Departamenti tha se po bashkëpunonte me Byronë Federale të Hetimeve dhe Agjencinë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturë si dhe palë të tjera për të hetuar pasojat e ndërhyrjes kibernetike dhe se përgjegjësia për këtë ndërhyrje u është atribuuar personave të sponsorizuar nga shteti kinez. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Nga Kategoria

Anglisë/Dy tropojanët, masterminds e grabitjes së 53 milion paundëve, 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën asnjëherë.
Kryesore

Anglisë/Dy tropojanët, masterminds e grabitjes së 53 milion paundëve, 20 vite më parë, 32 milion nuk u gjetën asnjëherë.

21 Shkurt, 2026
Aktualitet

Çështja Pëllumb Gjoka: Biznes, politikë dhe akuza për lidhje kriminale

21 Shkurt, 2026
Bota

Video. Tifozët shkojnë në kopshtin zoologjik në Japoni për të parë majmunin e vogël viralen, Punch.

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

‘Ishte vendimi i duhur’ – Yan Diomande shpjegon përse e refuzoi mundësinë për tu transferuar te Chelsea

21 Shkurt, 2026
Totalisht i bllokuar aksi rrugor Librazhd-Prrenjas, rrezikohet shembja e urës / Kreu i ARRSH: Betoni po shkëputet, nuk dimë sa do të zgjasin punimet.

Totalisht i bllokuar aksi rrugor Librazhd-Prrenjas, rrezikohet shembja e urës / Kreu i ARRSH: Betoni po shkëputet, nuk dimë sa do të zgjasin punimet.

21 Shkurt, 2026
Jonida Vokshi bën një tjetër gabim në gjysmëfinalen e BBVK-së

Jonida Vokshi bën një tjetër gabim në gjysmëfinalen e BBVK-së

21 Shkurt, 2026

Hedhja e molotovëve dhe gazit lotsjellës te Xhamia e Namazgjasë, reagon KMSH: Besimtarët u lënduan pa asnjë shkak

21 Shkurt, 2026
Akset rrugore Librazhd-Prrenjas, rrezik për shembjen e urës/ Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar: Betoni po shkatërrohet.

Akset rrugore Librazhd-Prrenjas, rrezik për shembjen e urës/ Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar: Betoni po shkatërrohet.

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In