• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 26 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Edhe Milo Djukanovic përmendet në dosjen Epstein, ish-presidenti i Malit të Zi mohon çdo lidhje

1 Shkurt, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.

Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Lexo edhe:

Rubio i prerë: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

Studentët nuk ndalen, paralajmërojnë nga Tirana: Nesër protestë edhe në Prishtinë

Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i është përgjigjur: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”. Po ashtu, Epstein e ka pyetur Lajçakun nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president.

Sipas burimeve, një pjesë e këtyre mesazheve janë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti.

Në reagimin e tij, Milo Djukanovic ka mohuar çdo njohje apo komunikim me Jeffrey Epsteinin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.

“Në përgjigje të interesimit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias lidhur me publikimin e komunikimeve të të ndjerit Jeffrey Epstein, dua të sqaroj se nuk e kam njohur kurrë Epsteinin dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Për rrjedhojë, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara apo për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi,” u shpreh Djukanovic .

Dosja e publikuar nga autoritetet amerikane përfshin rreth 3 deri në 3.5 milionë faqe materiale, mbi 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe që lidhen me aktivitetet e Epstein. Departamenti i Drejtësisë bën me dije se një pjesë e përmbajtjes është redaktuar ose nuk është bërë publike, për shkak të mbrojtjes së privatësisë së viktimave, duke fshirë pjesërisht ose plotësisht emra dhe të dhëna personale.

Nga Kategoria

Lajme

Rubio i prerë: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

26 Maj, 2026
Aktualitet

Studentët nuk ndalen, paralajmërojnë nga Tirana: Nesër protestë edhe në Prishtinë

26 Maj, 2026
Bota

BE mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

26 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Rama: Jemi fanatikë të BE

26 Maj, 2026

Rubio i prerë: Ngushtica e Hormuzit do të hapet në një mënyrë ose në një tjetër

26 Maj, 2026

Studentët nuk ndalen, paralajmërojnë nga Tirana: Nesër protestë edhe në Prishtinë

26 Maj, 2026

BE mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

26 Maj, 2026

Bëni kujdes, ja sa pritet të shkojnë temperaturat nesër

26 Maj, 2026

Dielli dhe lëkura në verë/ Cilat probleme përmirësohen dhe cilat përkeqësohen

26 Maj, 2026

Lekët poshtë dyshekut dhe kokainën në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

26 Maj, 2026

Përplaset për vdekje 21-vjeçari në Tiranë

26 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.