• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Skandali i dritave në QSUT, gjeneratorët ishin pa mirëmbajtje

29 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast të ndonjë avarie tjetër të ngjashme apo rënies së linjave të furnizimit me energji elektrike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të 17 motogjeneratorët që mbulojnë të gjitha godinat spitalore të qendrës universitare “Nënë Tereza”, aktualisht janë pa shërbim mirëmbajtjeje. Drejtoria e QSUT, përmes një infomacioni zyrtar të kërkuar nga A2CNN, pranon se kontrata e mirëmbajtjes së gjeneratorëve me kompaninë private ka përfunduar në 2025.

Edhe pse QSUT nuk e deklaron kohën e saktë të përfundimit të kontratës, ajo bën me dije se në fund të dhjetorit ka përcjellë procedurën për mënyrën e re të mirëmbajtjes. Ndërkohë, po sipas QSUT, pajisjet rezervë të energjisë aktualisht po monitorohen nga punonjësit teknikë të qendrës spitalore.

Lexo edhe:

Analiza e Reuters: Trump po humbet kontrollin në luftën me Iranin

Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

A2CNN: Cila është kompania që merret me mirëmbajtjen e gjeneratorëve? Kur përfundon afati i mirëmbajtjes?

Aktualisht, kontrata e mirëmbajtjes se gjeneratorëve ka përfunduar dhe QSUT ka marrë masat dhe ka përcjellë në fund të muajit dhjetor 2025 pranë Operatorit të Blerjeve të Përqëndruara procedurën e re të mirëmbajtjes. Aktualisht, sistemet monitorohen në mënyrë intensive nga stafi teknik i QSUT të cilët janë në gadishmëri 24/7.

Në lidhje me ndërprerjen e energjisë mbrëmjen e 19 janarit, QSUT sqaron se përse nuk u vu në punë gjeneratori i reranimacionit qendror. Sipas informacionit zyrtar, kjo pajisje nuk arriti të ndizej.

A2CNN: Çfarë nuk funksionoi mbrëmjen e së hënës që Reanimacioni Qendror i QSUT mbeti pa energji?

QSUT ishte e lidhur me linjën C 18(20kV) 110 kV që vjen nga N/Stacioni Traktora. Ky nënstacion rreth orës 20:20 pati avari dhe la pa energji elektrike disa zona të Tiranës. Në momentin e shkëputjes së energjisë nga rrjeti u futën në punë automatikisht të gjithë motogjeneratorët e stacionuar nëpër godina, përfshirë dhe gjeneratorët e spitalit A1, ku ndodhet Reanimacioni Qendror. OSSH na kaloi me linjë tjetër dhe sistemi i automatikës së godinës A1 nuk pranoi kalimin në rrjet pasi rreleja e kontrollit të fazave detektoi anomali të fazave dhe automatika rrjet↔gjenerator hyri në lock-out. Ky është një reagim mbrojtës, bllokim sigurie që bën sistemi në të tilla raste, për të shmangur dëme të mëtejshme. Menjëherë stafi teknik ka njoftuar OSSH mbi anomalinë e rrjetit të cilët morën masa dhe na rilidhën me linjën kryesore C 18(20kV) 110 kV N/Stacioni Traktora, e cila ishte riparuar. Stafi teknik i cili ishte në gadishmëri të plotë, realizoi nxjerrjen e sistemit automatik nga lock-out dhe riktheu energjinë në godinënA1.

20 vite më parë, QSUT furnizohej nga tri burime të veçanta të energjisë elektrike që në rast avarish si ajo e 19 janarit të viheshin në punë linjat alternative. Por, drejtoria e QSUT, e pyetur nga A2CNN se përse nuk funksionuan linjat e tjera, thotë se qendra spitalore si institucion i rëndësisë së veçantë, furnizohet vetëm nga dy burime, që siç duket, mbrëmjen e 19 janarit, të dyja dështuan.

Sallat e terapisë intesive në shërbimin e reanimacionit qendror mbetën 30 minuta pa energji elektrike. Kjo situatë e pazakontë shkaktoi kaos dhe panik tek stafet mjekësore dhe familjarët e pacientëve.

30 pacientët, mes tyre 10 të intubuar, u zhvendosën me urgjencë në shërbimin e kardiologjisë deri në rikthimin e energjisë. Dështimi i QSUT me terrin energjitik në spitalin më të madh të vendit, për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.

Nga Kategoria

Analizë

Analiza e Reuters: Trump po humbet kontrollin në luftën me Iranin

21 Mars, 2026
Kryesore

Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

21 Mars, 2026
Kryesore

Edi Rama i besoi sërish Qarkun e Fierit, Balluku mirënjohëse për mbështetjen: Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve

21 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Arabia Saudite dëbon diplomatët iranianë dhe i shpall “non grata”

21 Mars, 2026

Plumba dhe kokainë/ Shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian

21 Mars, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme, Irani sulmon me dron Ambasadën Amerikane në Bagdad

21 Mars, 2026

Agjenti i Enzo Fernandez: “Real Madrid? Ende nuk ka asgjë… është shumë herët.”

21 Mars, 2026

Everton dominon Chelsean dhe forcon ëndrrën europiane, londinezët zhyten në krizë

21 Mars, 2026

Milani mposht Torinon në “San Siro” dhe afrohet me Interin

21 Mars, 2026

Analiza e Reuters: Trump po humbet kontrollin në luftën me Iranin

21 Mars, 2026

Marinari francez zbulon pa dashje vendndodhjen e luftanijes “Charles de Gaulle”

21 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.