Një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur dy persona në qytetin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj.










