• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Aksidenti tragjik në Gramsh, zjarrfikësit rrëfejnë momentin kur nxorën trupin e infermieres: Duart po na dridheshin, premë kabinën dhe gërmuam poshtë kamionit…

27 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e së hënës në aksin Kabash-Poroçan, në territorin e bashkisë Gramsh, ku si pasojë humbi jetën infermierja e zonës dhe mbetën të plagosur dy shtetas të tjerë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pranë fshatit Bardhan, një mjet tip kamion doli nga rruga dhe si pasojë përfundoi në humnerë. Fatkeqësisht ky aksident rezultoi të ishte fatal për infermieren Dëshira Hoxha, e cila nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ndërsa, mësuesja Albana Boja dhe shoferi i mjetit mbetën të plagosur dhe aktualisht ndodhen në spital, në gjendje kritike.

Lexo edhe:

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

Lidhur me këtë aksident tragjik ka ardhur dhe një reagim nga Forcat zjarrfikëse të Gramshit, të cilët u përballën me kushte ekstreme, duke ndërhyrë në një zonë pyjore të thellë dhe me një terren të rrezikshëm.

Përmes rreshtave ata kanë përshkruar momentet e tmerrit ku i duhej që të luftonin me kohën për të shpëtuar të aksidentuarit. Mësohet se fillimisht nga mjeti është nxjerrë mësuesja, ndërsa më pas, pas më shumë se një ore përpjekjesh është nxjerrë edhe shoferi.

Fatkeqësisht, infermierja u gjet pa shenja jete, duke lënë pas dhimbje të thellë te kolegët, familja dhe komuniteti.

“Ditën e djeshme, shërbimi ynë zjarrfikës u përball me një nga operacionet më të vështira dhe më të dhimbshme në rrugën Gramsh-Poroçan. Një kamion me tonazh të lartë kishte dalë nga rruga dhe ishte rrokullisur në një shpat pylli me pjerrësi të madhe, duke sfiduar çdo përpjekje njerëzore për të fituar kohë ndaj fatit. Brenda mjetit ndodheshin tre jetë: shoferi, një mësuese dhe një infermiere.

Mes terrenit të ashpër, heshtjes së rëndë dhe minutave që dukeshin si orë, filloi beteja për t’i nxjerrë një nga një. Fillimisht u shpëtua mësuesja dhe u nis me urgjencë drejt spitalit. Më pas, pas më shumë se një ore përpjekjesh të pandërprera, duke prerë pjesë të kabinës mes llamarinave dhe hekurit të shtrembëruar, u nxor edhe shoferi.

Së fundmi, sytë dhe shpresat u drejtuan tek infermierja, e mbetur në një pozicion tepër të vështirë. U gërmua nga poshtë kamionit, me duar që dridheshin nga lodhja dhe zemra që rrihte fort nga shpresa. Por për fat të keq, ajo u gjet pa shenja jete. Një humbje që na preku të gjithëve”, thuhet në reagimin e Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit.

Kjo ngjarje tragjike ka tronditur veçanërisht shërbimin shëndetësor në Gramsh, ku Dëshira Hoxha njihej për përkushtimin dhe humanizmin e saj në shërbim të qytetarëve të cilët jetonin në zona të thella malore.

Humbja e saj, teksa kthehej nga detyra, konsiderohet një plagë e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet dhe banorët që ajo i shërbeu pa u lodhur dhe pa thënë asnjëherë “nuk mundem”.

“Institucioni ynë i bashkohet dhimbjes së familjes dhe komunitetit për ndarjen nga jeta të infermieres Dëshira Hoxha. Dëshira shërbeu si infermiere në një zonë të thellë malore, aty ku nevoja për kujdes, humanizëm dhe përkushtim është edhe më e madhe.

Humbja e saj tragjike në një aksident, duke u kthyer nga detyra, është një plagë e rëndë për familjen, për ne si kolegë dhe për gjithë komunitetin që ajo shërbeu me dinjitet.Në emër të institucionit dhe të gjithë stafit shëndetësor, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së saj, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbeten gjithmonë pjesë e institucionit tonë. U prehtë në paqe, Dëshira”, shkruan Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh, Besmira Braçja.

Tags: aksidentigramsh

Nga Kategoria

“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.
Kryesore

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026
Aktualitet

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

7 Qershor, 2026
Bota

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në Kansas, 9 persona të plagosur

7 Qershor, 2026

Juventus favorit për Goretzka, bardhezinjtë nisin kontaktet për mesfushorin gjerman

7 Qershor, 2026
“U zotua për atë parullë”/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë e mbështesin zhvillimin, mos i konfuzoni gjërat.

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

7 Qershor, 2026

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

7 Qershor, 2026

Florentino Pérez fiton bindshëm zgjedhjet te Real Madrid, tani pritet rikthimi i Mourinho

7 Qershor, 2026

“Ose je budallaqe ose je e korruptuar”, Trump ofendon gazetaren dhe ndërpret në mes intervistën

7 Qershor, 2026

Lamine Yamal zbulon pse luan me dorën e fashuar: Si Karim Benzema

7 Qershor, 2026

Eriksen bie në fushë sërish, ndërpritet miqësorja Danimarkë-Ukrainë

7 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.