• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli

23 Janar, 2026
tek Kryesore
Një shqiptar dënohet me 10 vite burg për trafikimin e njerëzve nga Belgjika në Angli.
Share on FacebookShare on Twitter

Një shqiptar, Ibrahim Sollaku, një 33-vjeçar, është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Kurorës në Winchester për organizimin e një rrjeti kriminal që merrej me krijimin e kushteve për kalimin ilegal të emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për trafikimin e lëndëve narkotike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sollaku pranoi se kishte bashkëpunuar me individë të tjerë për të transportuar pesë emigrantë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor të vitit 2025. Ai organizoi që një shofer taksie të merrte emigrantët në një port belg, ku ata do të ngarkoheshin në një kamion për të kaluar Kanalin e La Manshës. Pasi të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar, një tjetër shofer taksie do të merrte emigrantët dhe do t’i shpërndante nëpër komunitet.

Policia belge ndërhyri më 5 nëntor, arrestuar shoferin e taksisë dhe pesë emigrantët shqiptarë në qytetin e Bryzhit. Në të njëjtën ditë, Sollaku u arrestua nga oficerët e Njësisë Rajonale të Krimeve të Organizuara në Jugperëndim. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, policia gjeti gjithashtu 105 gram kokainë të mbështjellë në plastmasë dhe 36 gram të tjera të shpërndara në 94 tube plastike, si dhe shënime dhe shuma parash që dyshoheshin se lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Lexo edhe:

Shpërthen sërish vullkani Etna në Siçili, mbyllet pjesërisht hapësira ajrore në Katania

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan sot nga Blloku i Sigurisë

Në një seancë të mëvonshme, Sollaku pranoi se kishte në posedim drogë klasë A me qëllim shpërndarjen. Anja Hohmeyer, përfaqësuese e Prokurorisë së Kurorës, deklaroi se Sollaku luajti një rol kryesor në këtë komplot kriminal që synonte të sjellë illegalisht njerëz nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo theksoi se ky rast është një rezultat i një operacioni të suksesshëm midis autoriteteve britanike dhe belge për të prishur rrjetet ndërkombëtare të trafikimit.

Adam Smith, drejtori i Krimeve të Organizuar në Jugperëndim, e përshkroi Sollakun si një kriminel të lidhur mirë, i përfshirë në krime të organizuara, duke theksuar se ai nuk i shqetësohej për rreziqet dhe dëmin që veprimet e tij shkaktonin, por vetëm për fitimet personale.

Nga Kategoria

Bota

Shpërthen sërish vullkani Etna në Siçili, mbyllet pjesërisht hapësira ajrore në Katania

5 Korrik, 2026
Aktualitet

Dita e 36 e protestës, qytetarët para Kryeministrisë, tubimit i bashkohen edhe personat që u liruan sot nga Blloku i Sigurisë

5 Korrik, 2026
Kryesore

Gjashtë shqiptarë “sfidojnë” Nigel Farage, i futen me jaht në zonën e tij elektorale në Clacton

5 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Cristiano Ronaldo konfirmon: Ky do të jetë Botërori im i fundit

6 Korrik, 2026

Haaland fundos Brazilin, Norvegjia kalon në çerekfinale

6 Korrik, 2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës në protestën e 36-të të tyre

5 Korrik, 2026

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

5 Korrik, 2026

Ministria e Mbrojtjes thotë se 5 zjarre vijojnë të jenë aktive në Shqipëri

5 Korrik, 2026

Shpërthen sërish vullkani Etna në Siçili, mbyllet pjesërisht hapësira ajrore në Katania

5 Korrik, 2026

Po i ndihmon të tjerët më shumë nga sa të takon, njihu me sindromën e shpëtimtarit

5 Korrik, 2026

“Më qëlloi me grushta në fytyrë”, protestuesi i liruar tregon dhunën e policit me maskë

5 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.