• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 20 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hakerimi i SPAK/ Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit i Burgjeve: I thashë shokut “të gërmonte”

20 Janar, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

“Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, solli në emisionin e kësaj të marte, detaje të reja nga dosja e hakërimit të kompjuterave të SPAK, ku 3 persona janë të akuzuar, mes të cilëve dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave të dosjes së SPAK, Ismaili tha se materialet ia ka sjellë një nga të akuzuarit, Zambak Gjoni, i cili kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.

Agim Ismaili, person në hetim për këtë çështje, tha se materialet që i sillte Zambak Gjoni, ai i trajtonte me humor.

Lexo edhe:

Për të arritur objektivat e NATO-s për vitin 2030, nevojiten edhe 80,000 ushtarë; numri i ushtarëve gjermanë aktivë tejkalon 184,000.

Ministrja duhet të mbajë përgjegjësi! Ja si iu rrezikua mbrëmë jeta e 30 pacientëve në QSUT

Por ai dëshmoi se nuk e besonte që Zambaku të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion.

Ndërkohë që pranoi se këto materiale ia kishte shpërndarë personave të tretë.

Por edhe pse u përpoq të justifikohej se nuk kishte lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK, grupi hetues ngriti dyshimin e arsyeshëm se Agim Ismaili kishte një interes të veçantë për këto materiale hetimore. Gjë që u vu re edhe te kërkesa e tij për të orientuar kërkimet në emrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Orientim të cilin ai e bën nëpërmjet Zambak Gjonit.

Ky i fundit që më pas ia kërkon këtë nder Arnold Rrokaj-t. Që nga ana e tij tashmë kishte mundur të aksesonte emailet e disa prej prokurorëve të SPAK.

Mesa mbaj mend materiali i parë kishte të bënte me sms apo biseda të gjetura apo të përgjuara, nga dosja e shtetasit Arben Ahmetaj. Në vijim ai më dërgoi dhe disa materiale të tjera hetimore, por në formatin ‘Ëord’, si urdhëra ndalimi për një shtetas të cilit nuk ja mbaj mend emrin, material hetimor për shtetasin Damian Gjiknuri, që mbaj mend ishte relacion, që i përkiste vitit 2024, një material hetimor tjetër në format ‘Ëord’ për shtetasin K. A.

Si dhe procesverbal kontrolli banese, për disa shtetas me mbiemrin Çopja, më duket se për shtetasin Franc Çopja.

Ka qenë dhe një material tjetër që ishin 2 ose 3 letëporosi drejtuar shtetit austriak ose dhe të shteteve të tjera, nuk e mbaj mend mirë.

Po kështu sipas Zambak Gjonit, Arnold Rrokaj i kaloi atij një link dhe një fjalëkalim, për të cilin i tha se mund të aksesoheshin disa përgjime të komunikimeve të platformës Sky.

Fjalëkalim të cilin Zambak Gjoni tha se e provoi por nuk kishte mundur të futej.

Ndërkohë që këto informacione Zambak Gjoni ia kishte dërguar edhe disa miqve të tij si dhe dy gazetarëve.

Por midis miqve të tij, ai me të cilin Gjoni mbante kontakt të vazhdueshëm ishte Agim Ismaili.

Personi i cili sot është në hetim bashkë me ta.

Ndaj të cilit është bërë dhe regjistrimi i emrit të personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për veprat penale ‘Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit atë grupit të strukturuar kriminal.

I cili në dëshminë e tij pranoi njohjen me Zambak Gjonin si dhe faktin që kishte rënë në kontakt me këto materiale hetimore nëpërmjet tij. Por Agim Ismaili mohoi që të kishte dijeni fillimisht për rëndësinë e këtyre materialeve.

“Zambak Gjonin e njoh, pasi kam marrëdhënie shoqërore me të që nga viti 2019. Që nga koha kur unë fillova punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, aty ku punonte edhe ai vetë.

Me kalimin e kohës, ne kishim një vakancë në burgun e Vlorës, dhe unë e kam komanduar drejtor të këtij burgu.

Kur fillova punë pranë IKMT, ai më erdhi në zyrë, dhe më kërkoi ndihmë për ta aktivizuar në punë. Dhe kështu ai filloi punë pranë IKMT-së. Pasi unë u largova nga detyra, ne vazhduam komunikimin me ëhats app.

Një natë, përpara disa kohësh, Zambaku më solli një material të cilin unë e shpërndava pasi mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë.

Më pas e kam lexuar këtë material dhe kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar me njerëz të tjerë.

Agim Ismaili tha se materialet që i sillte Zambak Gjoni, ai i trajtonte me humor.

Por ai dëshmoi se nuk e besonte që Zambaku të kishte aksesuar apo korruptuar njerëz në SPAK për të marrë informacion.

Ndërkohë që pranoi se këto materiale ia kishte shpërndarë personave të tretë.

Por edhe pse u përpoq të justifikohej se nuk kishte lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK, grupi hetues ngriti dyshimin e arsyeshëm se Agim Ismaili kishte një interes të veçantë për këto materiale hetimore. Gjë që u vu re edhe te kërkesa e tij për të orientuar kërkimet në emrin e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Orientim të cilin ai e bën nëpërmjet Zambak Gjonit.

Ky i fundit që më pas ia kërkon këtë nder Arnold Rrokaj-t. Që nga ana e tij tashmë kishte mundur të aksesonte emailet e disa prej prokurorëve të SPAK.

Ndërkohë që grupi hetues mori në shqyrtim edhe shumë nga dëshmitë e personave të cilëve u ishin shpërndarë materialet hetimore, nga Zambak Gjoni dhe vetë Agim Ismaili.

Midis tyre edhe tre prej lidhjeve shoqërore të Gjonit, të cilët komunikonin midis tyre nëpërmjet një grupi të përbashkët ëhats app.

Dëshmitë

Me Zambak Gjonin, ne jemi rreth i ngushtë shoqëror, me të cilin kemi krijuar dhe një grup në ëhats app, ku në këtë grup nga ana e tij janë dërguar disa informacione, të cilat i kemi parë apo lexuar, por nuk i kemi dërguar tek persona të tretë.

Por në fakt kurioziteti i shtuar i Zambak Gjonit dhe Agim Ismailit për materiale hetimore nuk fillon me atë që është hakerimi i SPAK në muajin shkurt nga Arnold Rrokaj.

Por edhe më herët nga sa shikohet në dëshmitë e të tjerë lidhjeve shoqërore, të cilat kanë marrë herëpashere materiale të ngjashme nga personat e akuzuar.

“Duke menduar se mund të kishte procedime penale në hetim dhe për funksionarë të lartë të përfolur rregullisht nëpër media, në komunikimet e mia me shtetasin Agim Ismaili, i kam thënë dhe këto fjalë.

Nuk më kujtohet por edhe mund ta kem pyetur Arnoldin nëse kishte materiale për shtetasin Ulo (Ulsi Manja).

Materiale të cilat ia kam kaluar edhe Agim Ismailit, me të cilin ndanim në mënyrë të vazhdueshme informacione me njëri tjetrin”, thuhet në dëshminë e Zambak Gjonit.

Vetë Agim Ismali, nuk i pranoi akuzat për përgjim të paligjshëm.

Ndërsa bisedat midis tij dhe Zambak Gjonit, dhe sidomos kërkesën e tij për emrin e Ulsi Manjës, ai i cilësoi në kuadrin e shakasë midis tyre.

Ndërsa grupi hetues mendon se Agim Ismaili për shkak të shkarkimit të tij nga posti i Drejtorit të Përgithshëm të Burgjeve me firmë të ministrit të Drejtësisë, pas kontrollit të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe abuzimeve të gjetura, ka vendosur të gjejë prova inkriminuese për eprorin e tij, duke orientuar Zambak Gjonin që të kërkojë në emailet e SPAK të hakeruara nga Arnold Rrokaj, për emrin e Ulsi Manjës.

Dosja Hetimore

Në lidhje me bisedën me përmbajtje: ‘I thashë këtij shokut të më gërmojë te SPAK-u, mos ka gjë për Ulon’ dhe përgjigjen se: ‘Do ishte e hatashme’, Agim Ismaili sqaroi se: ‘…Kam menduar gjithnjë se mund të ketë qenë ndonjë gazetar që ka patur mundësi të aksesojë këto informacione. Unë e njihja dhe shtetasin Arnold Rrokaj dhe nëse do të ishte kështu, Zambaku do të më kishte thënë se i kishte marrë nga Arnoldi’./ Në Shënjestër/

Nga Kategoria

Për të arritur objektivat e NATO-s për vitin 2030, nevojiten edhe 80,000 ushtarë; numri i ushtarëve gjermanë aktivë tejkalon 184,000.
Aktualitet

Për të arritur objektivat e NATO-s për vitin 2030, nevojiten edhe 80,000 ushtarë; numri i ushtarëve gjermanë aktivë tejkalon 184,000.

20 Janar, 2026
Aktualitet

Ministrja duhet të mbajë përgjegjësi! Ja si iu rrezikua mbrëmë jeta e 30 pacientëve në QSUT

20 Janar, 2026
Aktualitet

KLGJ: Nuk kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për Irena Gjokën nga Prokuroria

20 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Brikena shpjegon se nuk e bëri për hakmarrje" / Mateo në nominim: "Nëse do të ktheja kohën, do t'i jepja përsëri imunitet

Brikena shpjegon se nuk e bëri për hakmarrje” / Mateo në nominim: “Nëse do të ktheja kohën, do t’i jepja përsëri imunitet

20 Janar, 2026
Këngëtarja e njohur bën hapin e ri në shtëpi, duke u bashkuar me Big Brother VIP Albania 5.

Këngëtarja e njohur bën hapin e ri në shtëpi, duke u bashkuar me Big Brother VIP Albania 5.

20 Janar, 2026
Trump: Zbuloni deri ku do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur nuk jam në afërsi.

Trump: Zbuloni deri ku do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur nuk jam në afërsi.

20 Janar, 2026

KLGJ: Nuk kemi marrë asnjë shkresë zyrtare për Irena Gjokën nga Prokuroria

20 Janar, 2026
Inter, Marotta shpreh shqetësim: Merkato i varfër, mungojnë mundësitë për përmirësimin e skuadrës.

Inter, Marotta shpreh shqetësim: Merkato i varfër, mungojnë mundësitë për përmirësimin e skuadrës.

20 Janar, 2026
Propozimi i Trump për anëtarësim në Këshillin e Paqes, Greqia shpreh dyshime, “aktin” pas refuzimit.

Propozimi i Trump për anëtarësim në Këshillin e Paqes, Greqia shpreh dyshime, “aktin” pas refuzimit.

20 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In