• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rama: BE-ja e vështirë, shpresa te marrëveshjet me Italinë dhe Emiratet

18 Janar, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri  Edi Rama, në podcastin e tij Flasim, foli për premtimin e tij zgjedhor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2027.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndryshe nga deklaratat e mëparshme optimiste, Rama u shfaq më realist, duke pranuar se procesi i anëtarësimit është i vështirë dhe se përpara vendit qëndron një volum i madh legjislativ që ende nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës.

Megjithatë, edhe këtë herë, pranimi i vështirësive u shoqërua me sulme ndaj mediave kritike, të cilat kryeministri vijon t’i etiketojë si “tenxhere” apo “kazanë”, duke i akuzuar se dezinformojnë opinionin publik. Sipas Ramës, qeveria dhe shumica parlamentare duhet të përballen jo vetëm me sfidat e integrimit, por edhe me atë që ai e quan “front i gjerë dezinformimi”.

Lexo edhe:

Balliu-Berishës: “Frikacak. Burrat e veriut nuk shmangen nga gara, s’do ta gëzosh partinë! Je koritur”

“Përjetësisht do të t’i njohim meritat, por koha jote ka mbaruar!” Ervin Salianji i drejtohet Sali Berishës: Je vjetëruar, i vonuar dhe i pafuqishëm (LETRA)

Duke dashur “të mbulojë diellin me shoshë”, kryeministri ka deklaroi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë i jep Shqipërisë një avantazh strategjik.

Të dyja këto bashkëpunime janë kritikuar nga mediat, të cilat Rama i quan “kazanë”. Konkretisht, kompania Presight AI Ltd, me qendër në Abu Dhabi, e drejtuar nga Sultan Al Jaber, ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, është caktuar të kryejë survejimin e qytetarëve shqiptarë në kuadër të projektit “Smart City”.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të mbyllur, pa garë, ku një kompani e regjistruar rishtazi do të instalojë mijëra kamera, sensorë dhe pajisje të inteligjencës artificiale, duke administruar të dhënat e qytetarëve, trafikun dhe lëvizjet brenda territorit të Shqipërisë. Përveç mënyrës së dyshimtë se si u miratua projekti, ai ka qenë në qendër të kritikave edhe për faktin se cenon privatësinë e qytetarëve.

Ndërkohë, marrëveshja me Italinë për emigrantët në kampin e Gjadrit, përveçse është kritikuar nga mediat që Rama i quan “kazanë”, është kundërshtuar gjerësisht edhe nga mediat italiane, pasi konsiderohet se shkel të drejtat e njeriut.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë.

Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur.  Një moment i rëndësishëm u shënua gjatë vizitës sonë në Emiratet e Bashkuara. Kam qenë shumë krenar kur kam folur për bashkëpunimin mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë e Italisë, ku Shqipëria ka rol kyc ku do krijohet kapacitet gjenerimi dhe i jep Shqipërisë avantazh strategjik”, tha Rama.

Nga Kategoria

Aktualitet

Balliu-Berishës: “Frikacak. Burrat e veriut nuk shmangen nga gara, s’do ta gëzosh partinë! Je koritur”

30 Prill, 2026
Kryesore

“Përjetësisht do të t’i njohim meritat, por koha jote ka mbaruar!” Ervin Salianji i drejtohet Sali Berishës: Je vjetëruar, i vonuar dhe i pafuqishëm (LETRA)

30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ndërsa benzina mbetet e njëjtë.
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

30 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Balliu-Berishës: “Frikacak. Burrat e veriut nuk shmangen nga gara, s’do ta gëzosh partinë! Je koritur”

30 Prill, 2026

“Përjetësisht do të t’i njohim meritat, por koha jote ka mbaruar!” Ervin Salianji i drejtohet Sali Berishës: Je vjetëruar, i vonuar dhe i pafuqishëm (LETRA)

30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ndërsa benzina mbetet e njëjtë.

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta dhe benzina

30 Prill, 2026

Gara për kreun e PD/ Berisha u mbyll dyert Kokalarit, Balliut dhe Salianjit, s’iu pranon kandidaturën! Aplikimin e dorëzon vetëm një mjeke

30 Prill, 2026

Zhvasnin pacientët me kancer, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

30 Prill, 2026

“Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër…”, helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

30 Prill, 2026

Kontrolli rutinë i ‘Shigjetave’ që çoi në goditjen e grupit të narkotikëve në Tiranë/ 1 në pranga, 26-vjeçari u kap duke pirë hashash, 2 në kërkim

30 Prill, 2026

Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil!

30 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.