• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 6 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Edi Rama i rikthehet Fevziut: Influencieri i dëborës ende nuk ka kërkuar falje për shpifjen e 7 ministrave që udhëtojnë fundjavave!

13 Janar, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin në distancë mes tij dhe gazetarit Blendi Fevziu, sa i përket një deklarate që ky i fundit bëri ditë më parë për ministrat e kabinetit të tij.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë ka theksuar për të disatën herë se pretendimet e Fevziut për ministrat e tij që udhëtojnë gjatë fundjavave, ndërsa shfaqen në televizione sikur janë në punë, është një “gënjeshtër”.

Sipas kreut të qeverisë, edhe vetë Fevziu nuk ka arritur që ta “mbrojë” atë deklaratë të vetën, madje, madje as nuk ka kërkuar falje.

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Iran, qindra mijëra njerëz në ceremoninë për Ali Khamenein! CNN: Tensione, thirrje kundër SHBA, Trump e Izraelit

“Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë – shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai – llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat”, shkruan kreu i qeverisë ndër të tjera.

Reagimi i plotëi Ramës:

Reagimi i Edi Rames: Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.

Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë – shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai – llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!

Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?

Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…

Nga Kategoria

Kryesore

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

6 Korrik, 2026
Bota

Iran, qindra mijëra njerëz në ceremoninë për Ali Khamenein! CNN: Tensione, thirrje kundër SHBA, Trump e Izraelit

6 Korrik, 2026
Lajme

Djali dhe nusja u ngrenë kurth, u “zhvasin” hotelin me 26 dhoma! Evjenia ia pret shkurt të bijës: As ty, as djalit! Pronën do ia lë azilit

6 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

6 Korrik, 2026

Iran, qindra mijëra njerëz në ceremoninë për Ali Khamenein! CNN: Tensione, thirrje kundër SHBA, Trump e Izraelit

6 Korrik, 2026

Djali dhe nusja u ngrenë kurth, u “zhvasin” hotelin me 26 dhoma! Evjenia ia pret shkurt të bijës: As ty, as djalit! Pronën do ia lë azilit

6 Korrik, 2026

SKANDAL në Divjakë/ AMP hap hetim për zinxhirin e Policisë pas zbulimit të parcelës me kanabis

6 Korrik, 2026

Dhunoi të moshuarën në azil në Pejë, Gjykata merr vendimin për ish-infermieren

6 Korrik, 2026

Tragjike në Suedi/ Vritet me armë i riu shqiptar, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale

6 Korrik, 2026

A u dekonspirua aksioni? SMS-të e “çunave” të Call Center-ave: “Na njoftuan këta të shtetit”!

6 Korrik, 2026

SPAK ‘shkund’ Kadastrën, nën hetim hallkat drejtuese në Tiranë, Durrës, Elbasan e Vlorë së bashku me ‘ustalleshën’ Goxhobelli

6 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.