Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura.
Temperaturat minimale kapin vlerën -10 gradë celcius në zonat malore, ndërkohë temperaturat maksimale arrijnë vlerën 12 gradë në zonat bregdetare.
Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në det i forcës 1-2 ballë.









