• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Borë dhe akull në Dibër, disa rrugë pothuajse të pakalueshme/ Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit në lumin Mat

12 Janar, 2026
tek Aktualitet
Borë dhe akull në Dibër, disa rrugë pothuajse të pakalueshme. Puna për gjetjen e 30-vjeçarit të ndjerë në lumin Mat vazhdon.
Share on FacebookShare on Twitter

Qarku i Dibrës po përjeton kushte të vështira dimërore, me temperatura që në disa zona kanë zbritur deri në -15 gradë Celsius, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullimin rrugor, veçanërisht në zonat rurale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në Bashkinë Dibër, rruga Peshkopi–Lurë është plotësisht e bllokuar nga bora, ndërsa në aksin Peshkopi–Selishtë qarkullimi lejohet vetëm me zinxhirë. Në disa njësi administrative, përfshirë Selishtë, Lurë, Kala e Dodës, Zall Dardh, Tomin dhe Lurë, rrugët e brendshme raportohen të pakalueshme.

Situatë problematike paraqitet edhe në Bashkinë Bulqizë, ku rruga që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri pranë terminalit është e bllokuar për shkak të ujit dhe akullit. Po ashtu, rrugët në njësitë Trebisht, Ostren, Martanesh dhe pjesërisht në Zerqan e Fushë Bulqizë janë të pakalueshme.

Lexo edhe:

Makina përplas egjiptianin në terminalin e Sarandës, ambulanca shkon për ta shpëtuar

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

Ndërkohë, në Bashkinë Klos vijojnë operacionet e kërkimit për një 30-vjeçar që dyshohet se është mbytur në lumin Mat, ndërsa kushtet e vështira atmosferike e bëjnë ndërhyrjen më të komplikuar.

Në Bashkinë Mat, disa rrugë të njësisë administrative Macukull janë të bllokuara nga bora, ndërsa rruga lidhëse e njësisë Derjan rrezikon të bllokohet. Megjithëse akset nacionale mbeten përgjithësisht të kalueshme, rruga Ura e Çerenecit–Steblev është pothuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së pastrimit nga bora.

Në aksin e Rrugës së Arbërit, si dhe në rrugët Qafë Bualli–Krastë dhe Peshkopi–Vasie, qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.

Autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencës janë në terren me mjete borëpastruese dhe kriposje për të mbajtur rrugët funksionale. Furnizimi me energji elektrike është kryesisht normal, përjashtuar disa zona si Kala e Dodës dhe fshatrat e njësisë Ulëz në Mat, ku ka ndërprerje. Ndërkohë, furnizimi me ujë të pijshëm në të gjithë qarkun raportohet normal.

Situata kërkon angazhim të vazhdueshëm nga autoritetet për të garantuar sigurinë e lëvizjes dhe ofrimin e shërbimeve bazë për banorët.

Nga Kategoria

Aktualitet

Makina përplas egjiptianin në terminalin e Sarandës, ambulanca shkon për ta shpëtuar

10 Nëntor, 2026
Aktualitet

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama nga Parisi: Protestat në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

10 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Endrick mendon largimin në janar, Sporting dhe Roma në garë

10 Nëntor, 2026

Makina përplas egjiptianin në terminalin e Sarandës, ambulanca shkon për ta shpëtuar

10 Nëntor, 2026

Zbulohet identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

10 Nëntor, 2026

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë

10 Nëntor, 2026
A surveillance camera (R) monitors the fencing around RAF Fairford base in Fairford, south-west England on September 28, 2026, a day after British counter-terrorism police were probing "a major" incident near the base used by the US Air Force. Armed officers detained a group of five men in the early hours after a call to emergency services about three "suspicious vehicles which appeared to be travelling towards the air base", London's Metropolitan Police said in a statement. (Photo by Ben STANSALL / AFP)

Britania arreston një ushtarak amerikan, dyshohet se spiunonte për Rusinë

10 Nëntor, 2026

Promovohet në Prishtinë monografia “István Schütz, miku hungarez i shqiptarëve”

10 Nëntor, 2026

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin

10 Nëntor, 2026

UNICEF: Izraeli bllokoi riparimin e një baseni në Gaza, rrezik për përmbytje

10 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.