Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat.
Një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT ka përplasur një 55-vjeçar këmbësor.
Ai u transportua me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen.
Raportohet se është ndaluar drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar.











