• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasje, atentate dhe dosje të pazbardhura, ngjarjet kriminale që tronditën vendin në vitin 2025

31 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë vitit 2025, Shqipëria u përball me një seri ngjarjesh të rënda kriminale, ku vrasjet dhe atentatet tronditën opinionin publik në disa qytete të vendit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Shkodra, Tirana, Lezha e Durrësi, deri në Elbasan e Vlorë, krimet u shënuan shpesh për motive hakmarrjeje, gjakmarrjeje, konflikte pronësie apo sherresh banale.

Në disa raste autorët u arrestuan, ndërsa një pjesë e ngjarjeve mbeten ende të pazbardhura, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë publike dhe nivelin e kriminalitetit në vend.

Lexo edhe:

Viti i Ri 2026 “troket” në Zelandë të Re, pritet me spektakël fishekzjarrësh

Personalitetet e mëdha që humbën jetën në vitin 2025

SKEDAT E KRIMIT

-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj.

Motivi: Një konflikt i lindur për shkak të një lidhjeje që viktima kishte prej gjashtë vitesh me motrën e dy autorëve.

-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë. Nasufi u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi duke e lënë të vdekur në vend.

-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit. Lidhur me ngjarjen është arrestuar Erald Cenaj, 36 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se siguroi automjetin që u përdor në krim.

-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.

–27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20-vjeç.

-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.

-Sakaq, një tjetër krim u regjistrua më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kaza, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.

-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.

-Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 4 gusht 2025 në Vaun e Dejës, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rast mbetet i pazbardhur nga policia. Ndonëse nuk ka të arrestuar, pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

-Më 14 gusht mbeti i vrarë një 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.

-Piro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat të Postribës, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.

–Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.

-Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), u vranë më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë, ku u plagosën edhe të tjerë. Autori Ragip Gila u arrestua.

–Më 18 shtator u nxor pa jetë në një humnerë Mirel Çokaj, ndërkohë familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë për parcelat e kanbanisit. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet.

-Ndërkohë, ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie.

Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

-Krim i dyfishtë u regjistrua në 22 tetor, ku pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.

-Një tjetër ngjarje e rëndë ishte ajo e ndodhur më 28 tetor, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.

-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.

-Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.

–Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).

-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagosur pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.

-Më 30 nëntor vritet në ambientet e biznesit të tij, brenda makinës Mondi Mëhalla, në Elbasan, krim për të cilin janë arrestuar disa persona.

Nga Kategoria

Bota

Viti i Ri 2026 “troket” në Zelandë të Re, pritet me spektakël fishekzjarrësh

31 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Personalitetet e mëdha që humbën jetën në vitin 2025

31 Dhjetor, 2025
Bota

Kiritimati, vendi i parë që mirëpret vitin 2026

31 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Ky është një fakt!” – Jamie Carragher thekson se Gabriel Jesus është një ‘lojtar më i mirë’ se Viktor Gyokeres dhe kërkon nga Mikel Arteta të lëshojë sulmuesin e Arsenalit, i cili ka dështuar, me vlerë 64 milionë £.

31 Dhjetor, 2025

Ekipi pikturon flamurin rus në tanker të lidhur me Iranin, i ndjekur nga SHBA-të

31 Dhjetor, 2025

VIDEO: Pamje nga konferenca për shtyp e Ruben Amorimit pas ndeshjes, pasi trajneri i Man Utd tregon me “besim të madh” se çfarë shkoi keq në barazimin e dobët me Wolves në Premier League.

31 Dhjetor, 2025

Rusia godet masivisht Odesën e Ukrainës gjatë natës, gjashtë të plagosur, përfshirë fëmijë. Forcat ukrainase neutralizuan 101 nga 127 dronë.

31 Dhjetor, 2025

Viti i Ri 2026 “troket” në Zelandë të Re, pritet me spektakël fishekzjarrësh

31 Dhjetor, 2025
Ish të burgosurit e viteve '90 në pritje të drejtësisë në gjykimin që fillon këtë muaj

Akuza për krime lufte ndaj një ish-gardiani të burgut të Prishtinës

31 Dhjetor, 2025

Turqia arreston një numër të madh të dyshuarish në një tjetër aksion kombëtar ndaj ekstremistëve të Shtetit Islamik.

31 Dhjetor, 2025

Mali dhe Burkina Faso shpallin ndalim udhëtimi për qytetarët amerikanë si përgjigje.

31 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.