• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Akuzat e SPAK për Ballukun dhe AKSHI-n/ Rama: Ne kemi luftuar KORRUPSIONIN, fajin e kanë 700 tenxheret politike dhe mediatike!

28 Dhjetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është ndalur tek Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se për herë të parë në histori, qeveria e tij i ka hapur rrugën drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin, i cili ka qenë i ndaluar nga pushteti politik. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë podcasti-it të tij “Flasim“, Rama u shpreh se Shqipëria e “700 tenxhereve politike mediatike“, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave, të cilat sipas tij janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, nuk e mund ta zmbraps dot Shqipërinë e kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në BE. 

Kryeministri tha se qeveria do të vazhdojë të mbështesë organet e drejtësisë, do të mbetet garante e palëkundur e Reformës në Drejtësi dhe e pavarësisë së drejtësisë nga politika.

Lexo edhe:

Pse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon?

E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Eshli Kol do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

Edi Rama: Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, ku zien me histeri i gjithë llumi i gjysmë të vërtetave që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, ku linçohen njerëz e familje pa asnjë gajle, për lloj-lloj arsyesh të mosarsyes, nga gjobat e portalexhinjve tek ligësitë e poterexhinjve dhe mllefet e pallavraxhinjve, nuk e mund dhe as nuk e zmbraps dot kurrësesi Shqipërinë e të gjithë kapitujve të hapur të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian; Shqipërinë Turistike me aeroportin kryesor të rajonit, që për të disatin vit edhe këtë vit, ka lënë mbrapa aeroportin historikisht kryesor në Ballkan, atë të Beogradit; Shqipërinë e transformimit digjital dhe të rritjes së qëndrueshme ekonomike, ku paga mesatare ka arritur tanimë në 830 euro; Shqipërinë e transformimit epokal të infrastrukturës, ku kantiere të reja hapen çdo vit, qoftë për arteriet e mëdha të vendit e qoftë për ato të voglat; Shqipërinë e sovranitetit energjetik, e cila brenda këtij mandati të katërt do të jetë ekportuese neto e energjise dhe s’do të paguajë më asnjë qindarkë për të blerë energji jashtë vendit; Shqipërinë e rilindjes së industrisë ushtarake, e cila do të mikpresë Samitin e Natos në 2027 dhe do ta mbrojë atë ditë qiellin me dronet e prodhuar në vendin tonë.

Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike dhe histerike, nuk e mund dhe nuk e përul dot as në moralin e luftës kundër korrupsionit, Shqipërinë e Reformës në Drejtësi, Shqipërinë e Pavarësimit të Drejtësisë nga Pushteti Politik, Shqipërinë e qeverisur nga forca e pasionit dhe vullnetit shtetndërtues, ku për herë të parë në histori, një parti në pushtet i hap rrugen drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit edhe oborrin deri dje të ndaluar të pushtetit politik, përfshirë edhe pjesën e saj në atë oborr.

Kjo Shqipëri, Shqipëria ime, Shqipëria juaj, Shqipëria e atyre që sot janë fëmijë dhe që meritojnë një vend të sundimit të ligjit dhe jo të sundimit të llumit, nuk do të mundet e as do të përulet dot nga Shqipëria e 700 tenxhereve politike mediatike, që nuk duan drejtësi për Shqipërinë, po duan destabilizim, duan rrëmujë, duan shkatërrim në dëm të Shqipërisë, nuk duan drejtësi me ligj po hakmarrje me llum, nuk duan drejtësi po vetëgjyqësi, linçime, poshtërime.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtesinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë me gjithçka kemi në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtësi, e të pavarësisë së drejtësisë nga politika, duke vazhduar të mbetemi zëri dhe forca më e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë që askush tjetër nuk e mbron dot si ne, nuk e ndryshon dot si ne, nuk e bën dot siç do ta bejmë ne, Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Nga Kategoria

Lajme

Pse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon?

14 Mars, 2026
Lajme

E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Eshli Kol do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

14 Mars, 2026
Bota

Lufta me Iranin, 5 mijë marinsa amerikanë dhe plani për “invazion të vogël” i Donald Trump

14 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pse Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon?

14 Mars, 2026

E bujshme nga Italia/ Arrihet akordi, Eshli Kol do të bëhet trajner i sulmuesit të Kombëtares shqiptare

14 Mars, 2026

Lufta me Iranin, 5 mijë marinsa amerikanë dhe plani për “invazion të vogël” i Donald Trump

14 Mars, 2026

Ndahet nga jeta filozofi gjerman, Juergen Habermas

14 Mars, 2026

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

14 Mars, 2026

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

14 Mars, 2026

Dekonspirimi i operacioneve, SPAK plan për të mënjanuar Policinë e Shtetit

14 Mars, 2026

Sarandë/ Dhunon ish-bashkëjetuesen dhe kanos familjarët e saj me armë zjarri, kapet 31-vjeçari

14 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.