• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

27 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve kryeinspektori dhe disa inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) Sarandë, të akuzuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit, në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, janë kryer ndërtime në një sipërfaqe të madhe, pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Sipas Prokurorisë, punonjësit e IVMT pranë Bashkisë Sarandë nuk kanë ndjekur procedurat ligjore, duke mos konstatuar në mënyrë të plotë punimet e paligjshme dhe duke mos marrë masën administrative “dënim me gjobë”, siç parashikon ligji.

Lexo edhe:

Ndryshimet në Qeveri: Ja ministrat e rinj në qeverinë e Ramës

Drita eliminohet nga Celje pas një beteje spektakolare, largohet me kokën lart nga Evropa

Prokuroria njofton se u dërguan për gjykim shtetasi me iniciale A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, shtetasit me iniciale E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, shtetasi me iniciale R.P. dhe personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm”.

Njoftimi i Prokurorisë

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT si dhe personat që ndërtuan pa leje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë shtetas, midis të cilëve dhe kryeinspektorin dhe inspektorin e Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Sarandë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Ndërtim i Paligjshëm’, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a/4 të Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.416 të vitit 2023 rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare” (të përditësuar), ndryshuar me VKM nr 187 datë 25.03.2021 “Rishikim”

Nga ana e punonjësve të IVMT Bashkia nuk është mbajtur procedura ligjore në lidhje me konstatimin e plotë të punimeve dhe marrjen e masës administrative ‘dënim me gjobë’.

Sa më sipër u dërguan në gjyq shtetasit:

R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal. “Shpërdorimi i tokës” parashikuar nga neni 199 dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” parashikuar nga neni 202/b i K.Penal;
Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/4 i K.Penal, “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal;
Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe
Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Nga Kategoria

Ndryshimet në Qeveri: Këta janë ministrot e rinj nën drejtimin e Ramës.
Aktualitet

Ndryshimet në Qeveri: Ja ministrat e rinj në qeverinë e Ramës

27 Shkurt, 2026
Celje përjashton Dritën nga Liga e Konferencës, ndërsa Maloku dhe Krasniqi janë mes lojtarëve më të njohur.
Kryesore

Drita eliminohet nga Celje pas një beteje spektakolare, largohet me kokën lart nga Evropa

27 Shkurt, 2026
Zyrtare: De Michelis emërohet trajneri i ri i Vedat Muriqit në Mallorca
Lajme

Zyrtare: De Michelis emërohet trajneri i ri i Vedat Muriqit në Mallorca

27 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mira Konçi flet për 10 vitet e vështira me babain në koma: “E kujdesesha për të si për një foshnjë në inkubator”

Mira Konçi rrëfen dhimbjen dhe mallin për rikthim: Babai im ishte njeriu më nobël që mund të ekzistojë

27 Shkurt, 2026
Ndryshimet në Qeveri: Këta janë ministrot e rinj nën drejtimin e Ramës.

Ndryshimet në Qeveri: Ja ministrat e rinj në qeverinë e Ramës

27 Shkurt, 2026
Celje përjashton Dritën nga Liga e Konferencës, ndërsa Maloku dhe Krasniqi janë mes lojtarëve më të njohur.

Drita eliminohet nga Celje pas një beteje spektakolare, largohet me kokën lart nga Evropa

27 Shkurt, 2026

Zbulohen të gjitha skuadrat e kualifikuara në 1/8-at e Europa League dhe Conference League

27 Shkurt, 2026
Zyrtare: De Michelis emërohet trajneri i ri i Vedat Muriqit në Mallorca

Zyrtare: De Michelis emërohet trajneri i ri i Vedat Muriqit në Mallorca

27 Shkurt, 2026

Kkodiana Lala: Rama kishte lakun në fyt, Spiropali u bë kurban për Ballukun

26 Shkurt, 2026

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvillohet në fillim të marsit në Abu Dhabi

26 Shkurt, 2026

Transferim në horizont? Milani nis kontaktet e para me Gabriel Jesus

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.