• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 28 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

A është varrosur Santa Claus-i në Irlandë?

23 Dhjetor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 20 minuta në jug të qytetit Kilkenny, në Irlandë, ndodhet një fshat mesjetar i braktisur që, sipas legjendës, fsheh një histori misterioze të lidhur me Krishtlindjet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mes kullotave të gjelbra dhe varreve që datojnë që nga shekulli XIII, rrënojat e Kishës së Shën Nikollës ngrihen mbi pronën e familjes Maeve dhe Joe O’Connell. Sipas gojëdhënave vendase, mes atyre që prehen aty ndodhet edhe Shën Nikolla i Mirës, shenjti që njihet si frymëzimi i Santa Claus-it.

Familja O’Connell është sot pronarja e vetme e Jerpoint Park, një qytet mesjetar i braktisur i shekullit XII, që shtrihet në rreth 120 hektarë tokë dhe ndodhet 20 kilometra në jug të Kilkenny-t. Vendbanimi, i njohur dikur si Newtown Jerpoint, mendohet të jetë themeluar nga normanët rreth vitit 1160.

Lexo edhe:

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

Dokumentet e trashëgimisë kulturore tregojnë se qyteti lulëzoi deri në shekullin XV, me shtëpi, treg, rrugë, ura, mullinj dhe një sistem të avancuar menaxhimi uji. Megjithatë, në shekullin XVII, banorët e tij u zhdukën, me shumë gjasë për shkak të sulmeve të dhunshme dhe murtajës.

Se si vendi i supozuar i prehjes së Shën Nikollës përfundoi në këtë qytet të braktisur mbetet ende një mister. Megjithatë, familja O’Connell dhe banorë të zonës besojnë se legjenda ka rrënjë të vërteta historike.

Sipas Maeve O’Connell, gojëdhënat thonë se relikja e Shën Nikollës ka qenë gjithmonë aty. Në varrezën e kishës ndodhet një figurë guri e gdhendur, ku paraqitet një burrë me duart e bashkuara në një gjest bamirësie, simbolikë që lidhet drejtpërdrejt me natyrën dhuruese të shenjtorit.

Edhe pse Santa Claus jeton sot si një figurë simbolike në imagjinatën e fëmijëve, personi që qëndron pas kësaj legjende ishte Shën Nikolla i Mirës, një figurë historike reale. I lindur në qytetin antik Patara, ai ia kushtoi jetën ndihmës për të varfrit dhe u bë peshkop i Mirës, në territorin e Turqisë së sotme. Ai mori pjesë në Këshillin e Nikesë në vitin 325, ndërroi jetë më 6 dhjetor të vitit 343 dhe u varros në Mirë. Megjithatë, vendndodhja e trupit të tij vazhdon të mbetet e paqartë.

Disa studiues besojnë se varri i tij ndodhet ende në Antalia, në Turqi, të tjerë pretendojnë se eshtrat u zhvendosën në Bari të Italisë, ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se relike të trupit të tij u shpërndanë në vende të ndryshme të botës.

Në relievin e varrezës së Jerpoint Park shfaqen edhe dy figura kalorësish, të cilët sipas legjendës transportuan trupin e shenjtorit nga Lindja drejt Evropës. Gjatë këtij udhëtimi, një relike thuhet se përfundoi në Irlandë dhe u varros në Newtown Jerpoint.

Sot, Jerpoint Park është një fermë funksionale dhe një zonë ende e paprekur nga gërmimet arkeologjike. Sipas historianit Nathan Mannion, vendndodhja e varrit është zhvendosur në vitin 1839, çka e bën edhe më të vështirë verifikimin e asaj që ndodhet realisht nën gurin e gdhendur.

Megjithatë, familja O’Connell nuk ka ndërmend të hapë varrin. Ata besojnë se relikja e shenjtorit ndodhet aty, duke argumentuar se një monument i tillë nuk do të ishte ndërtuar pa një arsye të fortë.

Sipas Mannion, pa prova shkencore, është e pamundur të thuhet me siguri se çfarë ndodhet në varr, por kjo nuk e zbeh vlerën e legjendës. Çdo vit, rreth 10 mijë turistë vizitojnë Jerpoint Park, të tërhequr nga historia e Shën Nikollës.

Edhe pse parku nuk është një destinacion tipik i Krishtlindjes, vizitat private janë të mundshme me rezervim. Për familjen O’Connell, Krishtlindjet janë një festë e qetë familjare, ndërsa 6 dhjetori, dita e Shën Nikollës, shënohet me një mbledhje të thjeshtë dhe biskota tradicionale.

“E dua Krishtlindjen,” thotë Maeve. “Ka diçka vërtet magjike në të.”/ BBC

Tags: SANTA CLAUS

Nga Kategoria

Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026
Kryesore

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

27 Qershor, 2026
Lajme

Eurodeputetja Salis: Shqiperia po jep shembull për gjithë botën

27 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Anglia mbyll Grupin L në krye, Kroacia kalon si e dyta dhe Gana vazhdon më tej

28 Qershor, 2026

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026

Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama

27 Qershor, 2026

Nën presionin e protestave, dorëzohet Vuçiç: Jap dorëheqjen brenda disa javësh

27 Qershor, 2026

Eurodeputetja Salis: Shqiperia po jep shembull për gjithë botën

27 Qershor, 2026

Qytetarët kërkojnë ndihmën e SPAK: Bëhu heroi ynë, heto Ramën

27 Qershor, 2026

Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok

27 Qershor, 2026

Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

27 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.