• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Tmerri nga SPAK-u, nga vijnë paratë që qeveria njoftoi se do t’ua shpërndajë 148 mijë shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria njoftoi papritur shpërndarjen e një bonusi fundviti prej 15 mijë lekësh për rreth 148 mijë e 500 qytetarë, kryesisht familje që përfitojnë ndihmë ekonomike dhe persona me aftësi të kufizuara, sipas kategorive të bëra publike nga ministri i Financave, Petrit Malaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky vendim vjen pak kohë pas bonusit të fundvitit për pensionistët, duke shtuar pyetjen thelbësore mbi burimin e këtyre fondeve, në një kohë kur buxheti i vitit 2025 është ende në zbatim.

Nga verifikimet që ka kryer skyweb.al mbi tabelat e treguesve fiskalë dhe makroekonomikë të Ministrisë së Financave, rezulton se pushteti qendror dhe ai vendor po përballen me vështirësi serioze në realizimin e shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e vitit 2025.

Lexo edhe:

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

Ky fenomen nuk është i ri, por është përsëritur edhe gjatë vitit 2024.

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në tetor 2025, shpenzimet faktike janë ndjeshëm më të ulëta se plani buxhetor.

Në terma të përmbledhur, rezulton se rreth 22.4 miliardë lekë, ose afërsisht 224 milionë euro, të shpenzimeve totale të planifikuara nuk janë realizuar.

Brenda këtij zëri, problemi më i madh konstatohet te shpenzimet kapitale.

Vetëm te shpenzimet kapitale, pra investimet publike që duhej të realizoheshin nga ministritë dhe bashkitë, deri në tetor 2025 rezulton një mosrealizim prej rreth 12.8 miliardë lekësh, ose afërsisht 128 milionë euro. Këto janë fonde të planifikuara për projekte, investime dhe punë publike, të cilat nuk janë shpenzuar brenda afateve.

Ekzistojnë dy arsye kryesore që shpjegojnë këtë situatë. Arsyeja e parë, lidhet me kapacitetet e dobëta administrative të pushtetit qendror dhe atij vendor për të projektuar, tenderuar dhe realizuar investime sipas planit buxhetor. Mungesa e projekteve të gatshme dhe vonesat në procedura kanë ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e ulët të realizimit të shpenzimeve.

Por, kjo nuk vlen në rastin shqiptar pasi eksperienca ka treguar se maxhorancat e kanë ndryshuar buxhetin në mes dhjetori kur vinte puna për të rishpërndarë para.

Arsyeja e dytë duket se lidhet me një klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie që ka përfshirë administratën e lartë, ku drejtues dhe zyrtarë hezitojnë të firmosin, të zhvillojnë tendera, të marrin në dorëzim investime apo materiale, nga frika e përgjegjësive penale apo hetimeve të mundshme.

Si pasojë, pjesa më e madhe e shpenzimeve të pakryera përqendrohet pikërisht te investimet publike.

Deri në fund të vitit 2025, kjo shumë pritet të rritet edhe me të paktën 20 milionë euro të tjera, duke e thelluar më tej hendekun mes planifikimit dhe realizimit buxhetor.

Në këtë kontekst, fondet e pashpenzuara po krijojnë hapësirë për rishpërndarje përmes akteve normative, duke u orientuar drejt bonuseve, mbështetjes sociale dhe skemave të tjera emergjente, në vend që të përkthehen në investime dhe zhvillim ekonomik afatgjatë. /skyweb.al

Tags: bunusi i fundvititspak

Nga Kategoria

Kryesore

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Zbulohet urdhëri i Ramës për ministrat: Drejtorët e të gjithë institucioneve të dorëhiqen

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egnatia nuk di të humbasë në Europë, merr një pikë të artë në Danimarkë

22 Tetor, 2026

Kurti takon kancelarin Merz: 1,5 miliardë euro investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

22 Tetor, 2026

Irani vendos shtatë kushte të reja: Nuk hapim Hormuzin dhe nuk kthehemi në negociata pa garanci

22 Tetor, 2026

Rama mbështet kandidaturën e Lana Nusseibeh për drejtimin e OKB

22 Tetor, 2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22 Tetor, 2026

Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga viti 2024

22 Tetor, 2026

Protesta në Poloni kundër bllokimit të reformave të ligjit për abortin

22 Tetor, 2026

Vuçiç për situatën në Shqipëri: Rama gaboi, nëse shkon në zgjedhje do humbasë

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.