• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Samiti i BE: Konsultime të rëndësishme për asetet ruse

17 Dhjetor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në hapje të samitit në orën 18:00 në rendin e ditës janë planifikuar fillimisht bisedimet me kolegët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në bisedimet për Ballkanin Perëndimor do të marrin pjesë përfaqësuesit kryesorë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Parimisht BE do që t’i afrojë më shumë brenda unionit të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe do t’i inkurajojë ato për më shumë përpjekje për reformat, në mënyrë që këto përpjekje të kurorëzohen me anëtarësimin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më i përparuar në procesin e antarësimit, sipas një analize të fundit të Komisionit Europian, është Mali i Zi. Parashikohet që ky vend t’i përmbyllë në vitin 2026 negociatat, nëse ruan ritmin e reformave. Për Shqipërinë konsiderohet e mundshme që negocitatat të përfundojnë në fund të vitit 2027.

Çështja e mprehtë e aseteve të ngrira ruse në BE

Lexo edhe:

Paris/ Angelina Jolie tërheq vëmendjen me gjestin human (VIDEO)

Kuba përballë krizës së rëndë, mungesa e karburantit dhe turistëve ndalojnë aktivitetet në ishull.

Të enjten (18.12.2025) do të diskutohet për mundësinë e përdorimit të pasurive të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë për të mbështetur Ukrainën.Nuk përjashtohet që bisedimet të vazhdojnë deri të premten ose edhe më gjatë.

Lidhur me pasuritë e ngrira ruse deri tani Belgjika, ku janë të depozituara këto pasuri, luan një rol kryesor dhe është e rezervuar. Qeveria ka rezerva të mëdha lidhur me çështje ligjore dhe rreziqe financiare si dhe druan për ekzistencën e Institucionit Financiar belg Euroclear. I ashtuquajturi administrues qendror së fundi administronte rreth 185 miliard euro të Bankës Qendrore ruse dhe kësisoj pjesën më të madhe të gjithsej 210 miliardë eurove të depozituara në BE.

Për Ukrainën mbështetja financiare – ekzistenciale

Dështimi i dakordësimit për këto asete mund të krijojë një situatë të vështirë për Ukrainën, sepse në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm asaj i duhen para likuide. Organizimi i mjeteve financiare përmes BE-së në forma të tjera, ndërkohë konsiderohet i pamundur. Për këtë do të duhej miratimi unainim nga 27 vendet anëtare, ndërkohë që Hungaria dhe Çekia kanë deklaruar se janë kundër.

Përdorimi i pasurisë së Bankës Qendrore të Rusisë mund të miratohej me të ashtuquajturën shumicë e kualiifkuar. Në Këshillin e vendeve anëtare do të mjaftonte miratimi nga 15 prej gjithsej 27 vendeve, të cilat së bashku në përqindje përbëjnë 65 përqind të popullsisë së BE-se.

Në kuadër të samitit të BE-së gjithashtu duhet të vendoset për nënshkrimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë Mercosur të negociuar që në vitin 1999 me shtetet amerikano-latine. Edhe për këtë çështje nuk është krejt e qartë, nëse do të arrihet shumica e nevojshme.

Nga Kategoria

Bota

Paris/ Angelina Jolie tërheq vëmendjen me gjestin human (VIDEO)

18 Shkurt, 2026
Kuba përballë krizës së rëndë, mungesa e karburantit dhe turistëve ndalojnë aktivitetet në ishull.
Lajme

Kuba përballë krizës së rëndë, mungesa e karburantit dhe turistëve ndalojnë aktivitetet në ishull.

18 Shkurt, 2026
Bota

ByteDance njofton se do të shtojë masa sigurie për mjetin e videos me inteligjencë artificiale Seedance 2.0 pas reagimeve nga Hollywoodi.

18 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kanada krijon strategjinë e saj për mbrojtje, dëshiron të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara.

Kanada krijon strategjinë e saj për mbrojtje, dëshiron të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara.

18 Shkurt, 2026

Paris/ Angelina Jolie tërheq vëmendjen me gjestin human (VIDEO)

18 Shkurt, 2026
Sëmundja tropikale po “përhapet” në Evropë, Chikungunya kërcënon të zgjerohet në veri, ja çfarë simptomash paraqet.

Sëmundja tropikale po “përhapet” në Evropë, Chikungunya kërcënon të zgjerohet në veri, ja çfarë simptomash paraqet.

18 Shkurt, 2026

VIDEO: Victor Osimhen inċalon shokët e ekipit te Galatasaray, megjithëse arritën një fitore të thellë në play-offin e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

18 Shkurt, 2026
Kuba përballë krizës së rëndë, mungesa e karburantit dhe turistëve ndalojnë aktivitetet në ishull.

Kuba përballë krizës së rëndë, mungesa e karburantit dhe turistëve ndalojnë aktivitetet në ishull.

18 Shkurt, 2026

ByteDance njofton se do të shtojë masa sigurie për mjetin e videos me inteligjencë artificiale Seedance 2.0 pas reagimeve nga Hollywoodi.

18 Shkurt, 2026
Champions League: Prestianni dhe Vinicius përballen me akuzat për racizëm dhe polemika në rrjetet sociale. Çfarë ndodhi pas ndeshjes Benfica-Real Madrid…

Champions League: Prestianni dhe Vinicius përballen me akuzat për racizëm dhe polemika në rrjetet sociale. Çfarë ndodhi pas ndeshjes Benfica-Real Madrid…

18 Shkurt, 2026
Ja kush u shpall banori më i dashur i publikut në BBVA!

Ja kush u shpall banori më i dashur i publikut në BBVA!

18 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In