• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 2 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Qeveria ‘harron’ regjistrimin e pronave, pas zgjedhjeve në Himarë!

18 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në fushatën elektorale për bashkinë e Himarës, kryeministri në krah të kandidatit socialist, Vangjel Tavo, u premtoi himariotëve regjistrimin e pronave brenda tetorit.

Edhe pse afati ka kaluar, institucionet përgjegjëse nuk japin llogari mbi ecurinë e procesit duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit.

Ekspertët e shohin si premtimin e radhës elektoral mbi pronat- thembrën e ‘Akilit’ në Shqipëri.

Lexo edhe:

26-vjeçari i papunë, plagosi nënën disa herë me thikë! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Më 2 gusht, dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore të Bashkisë Himarë, kryeministri Edi Rama u shfaq në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo duke premtuar zgjidhje për një nga problematikat më të mprehta të bregdetit, pronësinë.

Pak orë përpara se t’i drejtoheshin kutive të votimit, Rama u premtoi himariotëve regjistrimin e të gjitha pronave brenda vjeshtës.

“… deri në fund të tetorit të tëra shtëpitë do të jenë të regjistruara. Mund të jesh në Australi dhe e merr”, premtoi kryeministri Rama.

Pas zgjedhjeve…
Në fund të muajit tetor Faktoje.al kërkoi informacion zyrtar mbi ecurinë e regjistrimit të pronave në Himarë.

Prej gati dy muajsh institucionet përgjegjëse refuzojnë të përgjigjen duke shkelur ligjin për të drejtën e informimit. Bashkia e Himarës e delegoi kërkesën pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë.

‘Në bazë të legjislacionit për pronat, institucioni përgjegjës për regjistrimin e pronave është ASHK, Drejtoria Vlorë, dhe jo Bashkia Himarë.’, sqaroi koordinatori për të drejtën e informimit pranë Bashkisë Himarë.

Por kërkesa deleguar pranë Kadastrës së Vlorës ka rënë në vesh të shurdhër. Duke shkelur çdo afat ligjor, ASHK e Vlorës nuk përgjigjet mbi ecurinë e regjistrimit të pronave në Himarë.

Shkeljet janë adresuar pranë zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Deri më 17 dhjetor Faktoje.al nuk ka dijeni se në çfarë faze ndodhet procesi i ankimimit për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.

Sipas ligjit, zyra e Komisionerit detyron institucionin publik të japë informacionin e kërkuar përndryshe institucioni sanksionohet.

Teksa zyrtarisht institucionet heshtin, fakt është që regjistrimi i pronave në Himarë nuk ka përfunduar sikurse u premtua.

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo e konsideron procesin të mbyllur. Por ai thekson se kanë mbetur pa certifikatë pronësie vetëm ata banorë që nuk kanë aplikuar.

“Çdo aplikim për marrjen e titullit të pronësisë të para 90’ është trajtuar. Janë një numër i vogël banorësh që kanë marrë lejen e legalizmimit por nuk kanë aplikuar për certifikatë dhe që nuk e kanë finalizuar procesin. Sistemi është i hapur se mund të jenë emigrantë dhe vijnë për festa.”, thotë Tavo për Faktoje.al.

Sipas tij, brenda javës banorët do të lajmërohen për të tërhequr dokumentet e pronësisë.  

Pronat, ‘thembra’ e Akilit

Kryetari i Shoqatës Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, e sheh me shumë interes procesin e regjistrimit të pronave, veçanërisht për zonën e bregdetit.

“Regjistrimi duket si pjesa më pa interes por është shumë domethënëse për të gjithë vendin, veçanërisht për zonën e bregdetit”, thekson Vorpsi.

Ai shton se regjistrimet fillestare në rang vendi nuk kanë përfunduar ende, dhe kjo është një problematikë që nuk është e kufizuar vetëm në bregdet.

“Pra, jo vetëm në zonat e bregdetit ku ka problematika, por edhe në zonat malore,” pohon ai për Faktoje.al.

Vorpsi e konsideron këtë proces si një çështje me shumë faktorë ndikues, e cila nis me Kadastrën.

Në anën tjetër, studiuesi Afrim Krasniqi thotë se qeveria ka dështuar në reformën e organizimit territorial dhe legjitimimin e pronës private.

“Qeveria aktuale është në mandatin e tretë dhe për sa kohë ka mbi 10 vjet në detyrë dhe vazhdon të bëjë premtime deri diku është një lloj pranimi i dështimit të saj në reformën e organizimit territorial dhe legjitimimit të pronës private në Shqipëri,” thekson Krasniqi.

Ai argumenton se, pas kaq shumë viteve në pushtet, premtimet e përsëritura të qeverisë nuk mund të cilësohen më si premtime të sinqerta, por si një përpjekje për të tërhequr votues gjatë periudhës elektorale.

“Kur e njëjta qeveri për më shumë se një dekadë vazhdon të bëjë premtime që i ka premtuar dhe ditën e parë kur ka ardhur në pushtet, praktikisht kjo është një përpjekje të tërhequr votues në fushatë elektorale,” thotë Krasniqi, duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të pozitës zyrtare për qëllime elektorale.

Përfundim 

Nisur nga verifikimi i bërë, premtimin e kryeministrit Edi Rama se brenda tetorit do të regjistroheshin të gjitha pronat e Himarës, do ta kategorizojmë pjesërisht të mbajtur./Faktoje

Tags: himarqeveria

Nga Kategoria

Aktualitet

26-vjeçari i papunë, plagosi nënën disa herë me thikë! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

2 Gusht, 2025
Bota

E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

2 Gusht, 2025
Bota

Turisti britanik vdes në Turqi pasi mbjell flokët në një klinikë në Stamboll

2 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

26-vjeçari i papunë, plagosi nënën disa herë me thikë! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma

2 Gusht, 2025

E zuri korrenti në vendin e punës, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

2 Gusht, 2025

Turisti britanik vdes në Turqi pasi mbjell flokët në një klinikë në Stamboll

2 Gusht, 2025

Tronditëse në Itali! Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

2 Gusht, 2025

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste në Palermo

2 Gusht, 2025

Kasaphana rrugore në Shqipëri

2 Gusht, 2025

I prishën lokalin e lagjes ku pinte kafe, korçari thyen me gurë xhamat e bashkisë: U kam ndonjë borxh unë!

2 Gusht, 2025

Dua Lipa reagon pas natës së parë spektakolare në festivalin ‘Sunny Hill 2025’: Ju dua me krejt zemrën

2 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.