Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua ndërsa përpiqej të bënte ulje emergjente në Meksikën qendrore.
Avioni u rrëzua në San Mateo Atenco, një zonë industriale rreth 50 kilometra në perëndim të Mexico City, pasi u ngrit nga Acapulco, në bregdetin e Paqësorit të Meksikës.
Sipas mediave, aeroplani u përpoq të ulej në një fushë futbolli, por goditi çatinë metalike të një biznesi aty pranë, duke shkaktuar një zjarr të madh.
Për gazetën The Telegraph, Adrián Hernández, Koordinatori i Mbrojtjes Civile të Shtetit të Meksikës, tha se avioni mbante tetë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
Disa orë pas rrëzimit, ishin gjetur vetëm shtatë trupa.










