• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Pse damarët tanë duken blu? Shkenca rrëzon një mit të vjetër

15 Dhjetor, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë njerëz ende besojnë se gjaku “i papastër”, pra ai me pak oksigjen, është blu dhe se bëhet i kuq vetëm kur del jashtë trupit dhe bie në kontakt me ajrin. Ky mit përforcohet edhe nga ilustrimet shkollore ku damarët shpesh paraqiten me ngjyrë blu. Por shkenca e ka sqaruar prej kohësh këtë keqkuptim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ideja e “gjakut blu” lidhet pjesërisht edhe me shprehjen “me gjak blu”, e përdorur për aristokracinë europiane të shekullit XIX. Fisnikët, që kalonin shumicën e kohës në ambiente të mbyllura, kishin lëkurë shumë të çelët, gjë që i bënte damarët të dukeshin më blu. Për më tepër, përdorimi i enëve prej argjendi çonte te grumbullimi i këtij metali në trup, duke shkaktuar një problem të njohur si argjiri, që e kthente lëkurën në një nuancë gri-blu. Kjo ushqeu bindjen e gabuar se gjaku i tyre ishte blu.

Në realitet, gjaku ynë është gjithmonë i kuq. Rreth gjysma e tij përbëhet nga qelizat e kuqe të gjakut, të cilat përmbajnë proteinën hemoglobinë. Kjo proteinë transporton oksigjenin falë atomit të hekurit që ka në përbërje. Hemoglobina thith dritën blu dhe jeshile, ndërsa pasqyron dritën e kuqe, prandaj gjaku duket i kuq. Kur hemoglobina lëshon oksigjenin në inde, ngjyra e kuqe bëhet më e errët, por sërish mbetet brenda spektrit të së kuqes.

Lexo edhe:

“Shtylla kurrizore thjesht do të lëvizë”: Si ta forconi qafën

Çfarë është murtaja pneumonike dhe si përhapet?

Arsyeja pse damarët nën lëkurë duken blu lidhet me një iluzion optik. Drita blu, për shkak të gjatësisë së shkurtër të valës, shpërndahet shpejt dhe nuk depërton thellë në lëkurë. Ndërsa drita e kuqe, me gjatësi vale më të madhe, depërton më thellë dhe pjesërisht përthithet nga gjaku. Si pasojë, në sipërfaqe reflektohet më shumë dritë blu, duke i bërë damarët të duken në nuanca blu. Një fenomen i ngjashëm shpjegon edhe pse detet dhe oqeanet duken blu.

Megjithatë, në natyrë ekzistojnë vërtet disa gjallesa me gjak blu. Kallamarët, oktapodët dhe gaforret “horseshoe” transportojnë oksigjenin me një proteinë tjetër, hemosianinën, e cila përmban bakër në vend të hekurit. Kur lidhet me oksigjenin, kjo proteinë pasqyron dritën blu, duke i dhënë gjakut ngjyrën karakteristike.

Pra, edhe pse damarët tanë mund të duken blu, gjaku i njeriut ka qenë dhe mbetet gjithmonë i kuq.

Nga Kategoria

Shëndeti

“Shtylla kurrizore thjesht do të lëvizë”: Si ta forconi qafën

7 Tetor, 2026
Shëndeti

Çfarë është murtaja pneumonike dhe si përhapet?

7 Tetor, 2026
Kryesore

‘Tetori Rozë’, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Po pinte kafen e mëngjesit në lokalin ku performonte, një person i maskuar e qëlloi pas shpine! Detaje nga plagosja e këngëtarit në Shkodër

27 Tetor, 2026

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

27 Tetor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shkodër, raportohet për një person të plagosur (EMRI)

27 Tetor, 2026

“Fireworks 3”/ 51-vjeçari në Tiranë kapet me 1853 fishekzjarre, dyshohet se furnizonte protestuesit e dhunshëm

27 Tetor, 2026

Paketa fiskale/ TVSH për ushqimet ulet për herë të parë nga 20% në 6%, për turizmin shkon deri në 10%! Norma e përgjithshme rritet në 21%

27 Tetor, 2026

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

27 Tetor, 2026

“Do të rrëmbej avionin”, ulje emergjente në Nju Xhersi pas mesazhit kërcënues në telefonin e një pasagjeri! Arrestohet 25-vjeçari

27 Tetor, 2026

Izraeli drejt zgjedhjeve vendimtare! Netanyahu dhe Eisenkot në garë të ngushtë për pushtetin

27 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.