Në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit, ish Presidenti i Republikës, Bamir Topi është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Topi është thirrur si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.
Më 19 nëntor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit të vitit 2011, ku u vranë 4 protestues.
Gjithashtu SPAK ka pyetur edhe Lulzim Bashën, i cili në 21 janarin e vitit 2011 mbante detyren e ministrit të Brendshëm./







