• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 23 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Çernobili në rrezik! Agjencia e OKB-së: Mburoja kundër rrezatimit humbi funksionon

7 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një mburojë përmbi reaktorin bërthamor të Çernobilit në Ukrainë nuk mund të kryejë më funksionin e saj kryesor pas një sulmi me dron që është regjistruar më herët gjatë këtij viti, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Inspektorët kanë gjetur që struktura masive, e vendosur mbi reaktor pas katastrofës së vitit 1986 e ka humbur funksionin primar, përfshirë “aftësinë e izolimit”.

Në shkurt, Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka shënjestruar centralin pretendim që Kremlini e ka hedhur poshtë.

Lexo edhe:

Eliminimi i liderit të kartelit të njohur të drogës ‘El Mencho’: Meksika në kaos, të shtëna në aeroport, fluturime të anuluara dhe bllokime trafiku.

Vritet kreu i kartelit të famshëm të drogës në Meksikë, SHBA-ja përgjigjet: Një lajm pozitiv për mbarë botën.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore agjenci e Kombeve të Bashkuara  ka thënë se riparimet janë “thelbësore” për të “parandaluar degradimin e mëtejmë” të strehës.

Megjithatë, eksperti i ambientit, Jim Smith, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se “nuk ka arsye për panik”.

Sipas tij, rreziku është “i ulët”, sepse pluhuri i kontaminuar bllokohet nga një “sarkofag” i trashë betoni, i cili është i mbuluar nga mburoja tjera.

Si pasojë e një shpërthimi të vitit 1986 në Çernobil, në ajër ka rrjedhur sasi e madhe e materialit radioaktiv, duke nxitur emergjencë shëndetësore nëpër një pjesë të mirë të Evropës.

Si përgjigje, Bashkimi Sovjetik i atëhershëm e ka ndërtuar një sarkofag – arkë prej guri – mbi reaktorin bërthamor.

Megjithatë, ajo mburojë ka pasur jetëgjatësi prej 30 vjetësh, duke nxitur nevojën për një mburojë shtesë për të parandaluar rrjedhjen e materialit radioaktiv në 100 vjetët e ardhshëm.

Agjencia e OKB-së ka thënë se një ekip e ka kryer një vlerësim në qendër javën e kaluar, pasi janë kryer “dëme të rënda” nga sulmi me dron. Sulmi ka rezultuar me zjarr në pjesën e jashtme të strukturës prej çeliku.

Inspektorët kanë thënë se nuk është kryer dëm i pandreqshëm në strukturë apo sistemet e monitorimit dhe që tashmë janë kryer disa riparime në çati.

Mirëpo shefi i kësaj agjencie të OKB-së, Rafael Grossi ka thënë se “restaurimi në kohë vazhdon të jetë thelbësor për të parandaluar degradimin dhe për të garantuar siguri bërthamore në periudhë afatgjatë”.

Prej nisjes së dhjetorit, agjencia e OKB-së ka kryer vlerësime për infrastrukturën e energjisë së Ukrainës, teksa shteti vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus.

Përgjatë natës, Rusia ka nisur sulme ajrore në qytetin e Kremençukut, qendër e madhe industriale në zemër të Ukrainës.

Përveç Çernobilit, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka inspektuar edhe nënstacione elektrike të lidhura me sigurinë bërthamore.

“Ato janë absolutisht të domosdoshme për sigurimin e energjisë elektrike që të gjitha centralet bërthamore kanë nevojë për ftohjen e reaktorëve dhe sisteme të tjera sigurie. Ato janë gjithashtu të nevojshme për të shpërndarë energjinë elektrike nëpër familje dhe për industri”, ka thënë mes tjerash Grossi.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Nga Kategoria

Eliminimi i liderit të kartelit të njohur të drogës ‘El Mencho’: Meksika në kaos, të shtëna në aeroport, fluturime të anuluara dhe bllokime trafiku.
Bota

Eliminimi i liderit të kartelit të njohur të drogës ‘El Mencho’: Meksika në kaos, të shtëna në aeroport, fluturime të anuluara dhe bllokime trafiku.

22 Shkurt, 2026
Vritet kreu i kartelit të famshëm të drogës në Meksikë, SHBA-ja përgjigjet: Një lajm pozitiv për mbarë botën.
Bota

Vritet kreu i kartelit të famshëm të drogës në Meksikë, SHBA-ja përgjigjet: Një lajm pozitiv për mbarë botën.

22 Shkurt, 2026
Bota

“Paralizohet” Nju Jorku prej stuhisë së dëborës, kryebashkiaku Mamndani ndalon qarkullimin, parashikohen reshje deri në 70 cm

22 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Mourinho braktis Real Madridin, komentet për Vinicius Jr e mbyllin mundësinë e kthimit të tij si trajner.

Mourinho braktis Real Madridin, komentet për Vinicius Jr e mbyllin mundësinë e kthimit të tij si trajner.

22 Shkurt, 2026
Dokumentet e publikuara në ekskluzivitet: Komiteti komunist ishte në dijeni për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, Hekuran Isai informoi Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin.

Dokumenti: Rënia e bustit të Enver Hoxhës ishte paralajmëruar tre muaj më parë

22 Shkurt, 2026

Zërat për Kane te Barcelona hidhen poshtë, sulmuesi pritet të rinovojë me Bayern Munich

22 Shkurt, 2026
‘Milano Cortina 2026’: Përmbyllja e Norvegjisë në krye, Shqipëria do t’i kujtojë si pjesëmarrjen më të madhe…

Norvegjia shkruan histori në Milano Cortina 2026, SHBA triumfon në finale por humb kreun e medaljeve

22 Shkurt, 2026

Amerikanët në Shkallë: Kthimi i Pepit dhe Adams-i sjell një mbështetje të madhe

22 Shkurt, 2026
Presidenti i Barcelonës, Laporta, në veprim: Pastron stadiumin “Camp Nou” me fshesë në dorë

Presidenti i Barcelonës, Laporta, në veprim: Pastron stadiumin “Camp Nou” me fshesë në dorë

22 Shkurt, 2026
Milan, Rafael Leao dhe protestat e heshtura për golin ndaj Parmës

Milan, Rafael Leao dhe protestat e heshtura për golin ndaj Parmës

22 Shkurt, 2026

Tudor pas humbjes nga Arsenali: Tottenham të bëjë autokritikë

22 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.