• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Azili përgjysmohet, ligji i shtetësisë në Gjermani do të ashpërsohet

5 Dhjetor, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të qeverisë Merz. Ndërkohë, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për mashtruesit, shkruan Auron Dodi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024.

Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se “kthesa në politikën e azilit u krye”.  Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.

Lexo edhe:

TRAGJIKE në Indonezi! Aksident fatal në autostradë, 16 të vdekur

SHBA po ndjek një anije nafte të tretë në ujrat ndërkombëtare pranë Venezuelës

Ndërveprim i disa masave

Suksesi i deritashëm e ka burimin në ndërveprimin e disa masave. Që kur erdhi në pushtet shtatë muaj më parë, qeveria Merz dërgoi sinjale në disa fusha njëkohësisht: me kontrollet kufitare, me sprapësimet në kufi dhe me ruajtjen e një toni të ashpër ndaj migrimit ilegal në diskursin publik.

Koalicioni aktual qeveritar zbatoi masa më të rrepta për mbrojtjen e kufirit. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt dërgoi në kufi forca të shumta shtesë të policisë federale dhe këmbënguli që ato të qëndrojnë atje, megjithë kritikat. Dhe shumica e azilkërkuesve ilegalë vijnë pikërisht nga kufiri tokësor, me shtete të sigurta fqinjë me Gjermaninë. Veçanërisht fakti që ata përpiqeshin të hynin në Gjermani duke ardhur nga shtete të sigurta, pra që të aplikonin kështu edhe ilegalisht për azil në Gjermani, e bëri të lehtë sprapësimin e tyre nga policia.

100.000 kërkesa për azil: për Gjermaninë pak, për Britaninë shumë

Në Gjermani sot, 100.000 kërkesa për azil duken një shifër e ulët aplikimesh. Natyrisht deri në vitin 2012, shifrat e aplikimeve për azil kanë qenë shumë më të ulëta se sot. Por që atëherë lëvizjet migratore kudo në botë janë intensifikuar.

E qartë është  se të njëjtat shifra që Gjermania i konsideron të ulëta, janë alarmuese për shtete të tjera evropiane, si. p.sh. për Britaninë e Madhe. Kaq sa erdhën këtë vit në Gjermani, po mbi 100.000 azilkërkues, shkuan vjet në Britaninë e Madhe, për herë të parë një shifër e tillë e lartë në historinë e vendit. Në vitin 2025 atje kanë mbërritur madje 110.000 vetë. Kjo e ka detyruar edhe qeverinë aktuale britanike, një qeveri laburiste nën presionin e rritjes së partisë Reformiste UK të Nigel Farage, të angazhohet për një ashpërsim të ndjeshëm të sistemit të azilit.

Hapa në rrugën e kufizimit të migrimit

Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për azilkërkues që rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur një shifër të lartë shpërdorimi. Vërtet që Gjermania ka nevojë për të huaj si fuqi punëtore, por kryesisht për fuqi punëtore të kualifikuar, jo për migrim ilegal.

Kryesisht forcat konservatore tani dëshirojnë që koalicioni të vazhdojë të shkojë më tej: të reflektojë për ata që ndodhen ligjërisht në Gjermani dhe duan shtetësinë gjermane. Politikanë konservatorë thonë se që dikush e merr shtetësine gjermane, vetëm se ka plotësuar vitet e qëndrimit të ligjshëm në Gjermani, pa një lidhje të vërtetë me Gjermaninë, nuk ndihmon në forcimin e vendit. Kjo është një fushë delikate, ku avancimi mund të mos jetë i lehtë.

Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet

Derisa të arrihet një lidhje “e vërtetë” e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera.

Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet.

Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës 10 vjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim të mbështetur në ligjin e ndryshuar.

Më tej: personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri sa të lejohet të riaplikojë, edhe po ta ketë marrë (joligjërisht) shtetësinë. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.

Për këtë ndryshim të ligjit, të kërkuar në Komisionin  e Brendshëm të Bundestagut nga partitë në pushtet, Bundestagu planifikohet të votojë këtë vit.

Dihet se natyralizimi i përshpejtuar pas tre vjetësh për persona të mirëintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua që në tetor. Këtë të premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja në votë edhe e heqjes së detyrimit për shtetin, që të të paguajë një avokat, në rast se të paraburgos para dëbimit.  Kjo ide e detyrimit të shtetit për të paguar avokatin ishte një vendim i qeverisë së kaluar.

Sfondi më i gjerë i ashpërsimit të ligjit të shtetësisë

Ligji forcohet si përgjigje ndaj mashtrimeve të vazhdueshme me çertifikatat e gjuhës gjermane.

Dihet se të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë gjermane, duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në jetën e përditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke çertifikatën e gjuhës të nivelit B1.

Por së fundi, javën e kaluar, u identifikuan në jug të Gjermanisë, pesëmbëdhjetë të pandehur kryesorë, që organizonin falsifikimin e  çertifikatave të gjermanishtes në këmbim të parave. Në landet federale të Baden-Württembergut dhe Hessenit, pati për për këtë kontrolle me forca masive policore.

Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues./DW

Nga Kategoria

Bota

TRAGJIKE në Indonezi! Aksident fatal në autostradë, 16 të vdekur

22 Dhjetor, 2025
Bota

SHBA po ndjek një anije nafte të tretë në ujrat ndërkombëtare pranë Venezuelës

22 Dhjetor, 2025
Bota

Toni Comín: Njihuni me eurodeputetin ‘fantazmë’ që jeton në një gjendje ligjore paqartësie

22 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ministrja e Shëndetësisë, Sala për “Zërat e Shëndetit të Botës”: Nuk ishte qëllimi im kur më propozua…

Ministrja e Shëndetësisë, Sala për “Zërat e Shëndetit të Botës”: Nuk ishte qëllimi im kur më propozua…

22 Dhjetor, 2025
Ceremonia e dorëzimit të ‘stafetas’ për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani kalon te Klodian Braho

Ceremonia e dorëzimit të ‘stafetas’ për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani kalon te Klodian Braho

22 Dhjetor, 2025
Dy të dyshuar arrestohen pas një rrahjeje në Istog

I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton të sulmojë policët me një objekt të mprehtë, ndalohet.

22 Dhjetor, 2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës si dërguar të posaçëm në Groenlandë: Jeff e kupton rëndësinë e sigurisë kombëtare.

Trump emëron guvernatorin e Luizianës si dërguar të posaçëm në Groenlandë: Jeff e kupton rëndësinë e sigurisë kombëtare.

22 Dhjetor, 2025

Kreu i ri i SPAK-ut, Klodian Braho, merr sot detyrën nga Altin Dumani

22 Dhjetor, 2025

Momente tmerri në Ohajo, i dyshuar për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet (VIDEO)

22 Dhjetor, 2025
8 Dhjetori 1990: Preç Zogaj tregon për "Exclusive": Studentët nuk e lanë regjimin të ketë mundësi manovrimi, 7 prej tyre...

8 Dhjetori 1990: Preç Zogaj tregon për “Exclusive”: Studentët nuk e lanë regjimin të ketë mundësi manovrimi, 7 prej tyre…

22 Dhjetor, 2025
Vrenozi dhe Selin kanë një debat të tensionuar për Kristin, e cilësuar si ‘fytyrë skuth’

Vrenozi dhe Selin kanë një debat të tensionuar për Kristin, e cilësuar si ‘fytyrë skuth’

22 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.